Jehona e ndalimit të Nikoliç në Kosovë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Refuzimi që autoritetet e Kosovës dhe EULEX i bënë kërkesës së Presidentit serb Tomislav Nikoliç për të festuar në Kosovë Krishtlindjen Ortodokse, ka shkaktuar reagime në opinionin publik në Serbi. Ish-sekretari shtetëror i Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviç shprehet se përgjegjësia për këtë ndalim bie mbi EULEX-in.
Sipas Ivanoviç, roli i këtij misioni nuk është vetëm këshillëdhënës por edhe ekzekutiv. Ai theksoi se është plotësisht e papranueshme që të pengohet ardhja e përfaqësuesve serbë në Kosovë, vetëm sepse kjo nuk i pëlqen dikujt. Ish-zyrtari i lartë serb ka thënë se me këtë akt, autoritetet në Prishtinë po u bëjnë presion serbëve të veriut të Kosovës. Një ditë më parë, zëvendës kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi refuzoi kërkesën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç për të vizituar Kosovën. Sipas Kuçit, një akt i tille ndërmerret duke respektuar reciprocitetin mes dy vendeve. Në refuzimin e kërkesës së Nikoliçit, përmendet edhe pengimi që autoritetet e Serbisë i bënë ministrit kosovar të Diasporës, Ibrahim Makolli, të cilit në janar të vitit 2012, autoritetet Serbe nuk i lejuan hyrjen ne Preshevë për t'u takuar me përfaqësues shqiptarë të Luginës. Nikoliç i ishte drejtuar fillimisht me një kërkesë shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, por ky i fundit ia përcolli kërkesën zëvendëskryeministri Kuçi.

Refusal of the authorities of Kosovo and EULEX made ??the request of Serbian President Tomislav Nikolic to celebrate Kosovo Orthodox Christmas, has caused reactions in public opinion in Serbia. Former Serbian State Secretary for Kosovo Oliver Ivanovic said that the responsibility for this falls on EULEX ban.
According to Ivanovic, the role of this mission is not only advisory but executive. He stressed that it is completely unacceptable to prevent the arrival of Serb representatives in Kosovo, just because it does not like someone. Former senior Serbian official said that with this act, the authorities in Pristina is put pressure on the Serbs in northern Kosovo. A few days ago, Deputy Prime Minister and Minister of Justice, Kuçi rejected the request of the President of Serbia, Tomislav Nikolic to visit Kosovo. According Kuçi, such an act is undertaken with respect reciprocity between the two countries. In rejecting the request Nikolic, mentioning the obstruction that the Serbian authorities did Kosovar Minister of Diaspora Ibrahim Makolli, which in January 2012, Serbian authorities did not allow entry into Albanian Presevo to meet with representatives of the Valley . Nikolic was originally run by a chief requirement of the Office of the EU in Kosovo, Samuel Zbogar, but the latter shall forwarded Deputy Kuçi request.