Ankandi i bonove te thesarit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Ditët e fundit të vitit 2012 qeveria është detyruar që të kërkojë borxh në tregun e bonove të thesarit një shumë prej 6.7 miliardë lekësh, por nuk ka mundur të marrë të gjithë shifrën e dëshiruar. Në fakt gjatë ankandit të zhvilluar paraditen e te premtes, financat kanë arritur që të sigurojnë vetëm 4.5 miliardë lekë dhe me një normë interesi tashmë të rritur në krahasim me atë që ka qënë disa ditë më parë. Për bonot me afat 9 mujor norma e interesit arriti 6.36%, ndërsa për ato me afat një vjeçar 6.55%, çka do të thotë se qeveria po detyrohet që të marrë një borxh më të shtrenjtë. Në fakt ka vite që rruga më e shkurtër e financave në situatat kur ka nevojë për para është blerja e bonove në tregun e brendshëm, borxh që merret nga bankat ose individët dhe që është më i shtrenjtë se kreditë që japin fondet e zhvillimit, si FMN apo banka botërore. Gjatë këtij viti ministria e financave ka kërkuar 52 herë lekë në tregun e brendshëm, ku norma e interesit të tyre gjatë muajve të parë të vitit vijonte të rritej. lehtësimi i kostos së këtij borxhi nisi që të bëhej vetëm pas uljes 4 herë radhazi të normës së interesit për lekun nga ana e bankës së Shqipërisë, por edhe pse banka qendrore ka bërë lëvizje të tilla në politikën monetare, ankandi i fundit sërish rriti interesat e shtetit që duhet të paguajë për paratë që ka marrë.

Last days of 2012 the government was forced to seek debt in Treasury bond market an amount of 6.7 billion, but could not get all the desired figure. In fact during the auction held the morning of Friday, finances have managed to secure 4.5 billion and with an interest rate already increased compared to what has been a few days ago.
For 9-month term bills interest rate reached 6.36%, while for those with a one-year term 6.55%, which means that the government is forced to take a more expensive debt. In fact there are years to finance the shortest route in situations where there is a need for money is buying bonds in the domestic market, the debt taken from banks or individuals and that it is more expensive than loans that provide development funds, IMF or the World Bank. During this year, the finance ministry has asked 52 times currency in the domestic market, where interest rates during the first months of the year attending to grow. easing the cost of this debt began to become just after 4 consecutive reduction lek interest rate by the Bank of Albania, but even though the central bank has made ??such move in monetary policy, recent auction raised interest again state should pay for the money they received.