Maqedoni, rrezik nga dhuna - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Përplasjet e fundit politike ne Shkup, mund të çojnë drejt përshkallëzimit të dhunës në Maqedoni. Paralajmërimin e japin mediat vendase, te cilat citojnë burime diplomatike europiane dhe nga SHBA-të.
Sipas tyre, bashkësia ndërkombëtare është e shqetësuar lidhur me tensionet e fundit dhe protestat e dhunshme. "Ka një përqendrim dhe shqetësim rreth situatës së fundit dhe tensioneve të krijuara. Bashkësia ndërkombëtare edhe më parë ka paralajmëruar për thellimin e tensioneve. Ndarjet janë thelluar edhe në planin politik dhe në planin ndëretnik dhe mos ndërhyrja në kohën e duhur mund të çojë në përshkallëzimin e situatës dhe çfokusimin e prioriteteve", citohet të ketë thënë një diplomat i huaj në Shkup, për agjencinë e lajmeve "INA". Sipas tij, faktori ndërkombëtar është i interesuar për një zgjidhje të shpejtë përmes dialogut dhe për një axhendë kompromisi midis të gjithë faktorëve politikë, përndryshe vendi do të humbasë arritjet e deritanishme, në planin e integrimit europian. Pas miratimit të buxhetit dy ditë më parë, në një klime tepër të tensionuar nga përleshjet, opozita e udhëhequr nga LSDM, ka paralajmëruar protesta masive kundër qeverisë Gruevski. Kryetari i saj, Branko Cervenkovski bëri thirrje dje për mosbindje të përgjithshme civile.

Recent political clashes in Skopje, could lead to an escalation of violence in Macedonia. Give warning local media, which quoted U.S. and European diplomatic sources.
According to them, the international community is concerned about the recent tensions and violent protests. "There is a focus and concern about the recent situation and created tensions. The international community also has previously warned of deepening tensions. Deepened divisions in the political and in the inter-ethnic and non-intervention at the right time can lead to an escalation of the situation and çfokusimin priorities ", was quoted as telling a foreign diplomat in Skopje, news agency" INA ". According to him, the international community is interested in a quick solution through dialogue and a compromise among all political agenda, otherwise the country will lose the achievements in European integration plan. After approval of the budget two days ago, in a very tense climate of clashes, SDSM-led opposition has warned anti-government protests Gruevski. Its chairman, Branko Crvenkovski yesterday called for general civil disobedience.

Free Traffic Exchange