Krerët shtetërore në Serbi kanë mbajtur mbrëmë një takim që zgjati deri në orët e vona, në të cilin është diskutuar për çështje të ndryshme, ku strategjia që Beogradi do të ndjekë për Kosovën, zuri vendin kryesor. Kryeministri Daçiç tha sot për mediat vendase se takimi me Presidentin Nikoliç dhe aleatët e tij përforcon qëndrimin unik, në lidhje me Kosovën dhe me integrimin europian të vendit. Takimi i liderëve serbë vjen pak ditë pasi dy kryeministrat, të Kosovës dhe Serbisë, ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, në bisedimet e nivelit të lartë në Bruksel. Kjo marrëveshje po zbatohet në dy pika, ndërsa në dy të tjera, puna e doganierëve të përbashkët nis më 31 dhjetor. Takimi i ardhshëm Thaçi-Daçiç është parashikuar të mbahet më 17 janar, kur pritet të diskutohet për shkrirjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës. Rigjallërimi ekonomik i Serbisë dhe përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit, ishin sipas Daçiç, pika të tjera të takimit që zgjati mbi katër orë. Serbia ka bërë hapa konkretë në luftimin e korrupsionit, siç është arrestimi i biznesmenit më të madh në vend Miroslav Mishkoviç, i cili akuzohet për pastrim dhe përvetësim parash. Mishkoviç është në paraburgim dhe po hetohet se bashku me të birin dhe gjashtë bashkëpunëtorë të tjerë.
State leaders in Serbia held a meeting last night that lasted until late, which has been discussed on various issues, where the strategy that Belgrade will follow for Kosovo, took the leading place. Prime Minister Dacic told local media today that the meeting with the President and his allies Nikolic reinforces the unique position in relation to Kosovo and the country's European integration. Serbian leaders meeting comes a few days after the two prime ministers, Kosovo and Serbia agreed on the implementation of the Integrated Border Management, in high-level talks in Brussels. This agreement is being implemented in two points, while two other joint customs work starts on December 31. Thaci-Dacic next meeting is scheduled to take place on January 17, when it is expected to discuss the dissolution of parallel structures in northern Kosovo. Serbia's economic resurgence and escalation of the war against corruption, were by Dacic, other points of the meeting, which lasted over four hours. Serbia has made concrete steps to combat corruption, such as the arrest of businessman largest country Miroslav Miskovic, who is accused of money laundering and embezzlement. Miskovic is in custody and is being investigated along with his son and six other associates.