Sequi kunder tezes nacionaliste - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Brukseli zyrtar i bashkëngjitet apelit te Uashingtonit duke kërkuar nga klasa politike te distancohet nga deklaratat nacionaliste qe dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë se mire ne rajon. Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi ka deklaruar se be është kundër ndryshimit te kufijve duke kërkuar kujdes nga te gjithë politikanet qe gjate javëve te fundit kane forcuar tonet nacionaliste. "Do doja të ndaja me ju atë që BE mendon për këtë çështje. Ne nuk duam të shikojmë ndryshim kufijsh. Po ju lexoj edhe konkluzionet e Këshillit Europian ku thuhet se: Këshilli mirëpret rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe i bën thirrje klases politike të shmangë deklaratat, të cilat janë në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ky është qëndrimi zyrtar i 27 vendeve anëtare te BE". Apeli i ambasadorit Sequi për nacionalizmin u dha pas takimit te pestë te Komitetit Drejtues të Palëve të Interesit të EURALIUS-it ku ministri I drejtësisë Eduard Halimi njoftoi se se shpejti do te filloje funksionimi i gjykatave administrative te cilat deri me tani nuk funksiononin për shkak te bllokimit te ligjit për Gjykatën e Larte.

Brussels attached official appeal to Washington asking the political class to distance itself from the nationalist statements that damage good neighborly relations in the region. European Union Ambassador Ettore Sequi said that the EU is against changing borders seeking care from all the politicians who in recent weeks have strengthened nationalist tones. "I would like to share with you what the EU thinks about this issue. We do not want to look at the change of boundaries. If you read the conclusions of the European Council, which says: The Council welcomes Albania's constructive role in the region and calls on the political class to avoid statements that are contrary to good neighborly relations. This is the official residence of the 27 EU member countries. "Sequi ambassador appeal to nationalism was awarded after the fifth meeting of the Steering Committee Stakeholders EURALIUS where the Minister of Justice, Eduard Halimi announced that it will soon start functioning of administrative courts, which until now did not work due to blocking of the law to the Supreme Court.