Me ndryshimet e fundit që qeveria i bëri buxhetit të këtij viti borxhi publik kërcen në nivelin 61%, ndërkohë që në pikëpyetje vihet edhe pritshmëria që financat e vendit kanë për rritjen ekonomike.
Opozita ngre shqetësimin lidhur me këtë fakt, pasi rritja e borxhit për 2012-ën do të sjellë automatikisht një tejkalim të tij edhe për vitin e ardhshëm. Sipas nënkryetares së komisionit të ekonomisë, Mimi Kodheli, nga 62.6% që parashikohet borxhi në draftbuxhetin e vitit të ardhshëm, ai automatikisht shkon në nivelin 63.6%. Por deputetët e mazhorancës e shohin shkrutimin e buxhetit në fund të vitit, si një masë detyruese për vetë kushtet që kaloi ekonomia shqiptare gjatë këtij viti. Nga ana tjetër opozita e sheh marrjen e vendimeve të qeverisë me anë të akteve normative, të cilat kanë qenë veprime të bëra shpesh gjatë muajve të fundit, si një heqje të kompetencave të kuvendit. Qeveria tentoi që të rishikojë buxhetin e 2012-ës që në muajin korrik, me shpresën se disa të ardhura që do të vinin nga privatizimet do të përmirësonin disi performancën e financave. Por në fakt procesi i shitjes së 4 HEC-eve dhe Albpetrol-it nuk shkoi sipas parashikimit, duke detyruar që ndryshimi i buxhetit të bëhej vetëm tani. Ky është viti i pestë që për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, qeveria shkurton buxhetin.
With the recent changes that made ??this year's budget government public debt jumps 61% level, while that question is also the expectation that the country's finances have for growth.
Opposition raises concern over this fact, since debt growth for 2012 would automatically bring an excess of it for next year. According to Deputy Economy Committee, Mimi Kodheli, from 62.6% in debt provided draftbuxhetin next year, it automatically goes to the 63.6% level. But members of the majority view shkrutimin budget at the end of the year, as a coercive measure, due to the spent Albanian economy this year. On the other hand the opposition sees government decisions by normative acts, which have been frequently asked actions in recent months, as a removal of assembly powers. The government attempted to revise the budget of 2012 in July, in the hope that some of the revenues that would come from privatization would improve somewhat financial performance. But in fact the process of selling the 4 HPPs and Albpetrol did not go according to the forecast, forcing the change was budget just now. This is the fifth year due to unrealized income, government budget cuts.