Berisha: Rama bllokoi statusin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Kryeministri Berisha fajesoi liderin opozitar per deshtimin per here te trete te Shqipërisë, ne marrjen e statusit kandidat per ne BE.
Komenti vjen nje dite pasi Këshilli i per pune te përgjithshme në Bashkimin Europian vendosi te mos i jape statusin, Tiranës zyrtare. "Shqipëria nuk merr dot statusin pa votuar tre ligjet në parlamentin shqiptar. Edi Rama realizoi qëllimin ogurzi të bllokimit të marrjes së statusit me besimin e verbër se statusi do forconte më shumë pozitën e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme. Unë gjykoj se statusi forcon pozitën e të gjithë shqiptarëve në procesin e integrimit." Ndryshe nga deklarimi i Brukselit se zgjedhjet jane test thelbësor, shefi i mazhorances theksoi se ato nuk përbejnë kusht për statusin, por vetem për hapjen e negociatave, megjithëse sipas tij kjo ishte nje kërkesë insistuese e Ramës. "Zoti Rama beson se murin që u ngriti shqiptarëve me bllokimin e tre ligjeve do ua servirë atyre me kërkesën për hapjen e negociatave në vend të kërkesave për marrjen e statusit. Në këtë veprimtari të koordinuar bllokuese, Rama në mënyrë më të përsëritur u deklaroi mbështetësve të tij se statusi do kushtëzohet me zgjedhjet. Zgjedhjet do jenë kusht për hapjen e negociatave. Këtë veprim të Ramës nuk e kanë ndërmarrë as forca më ekstremiste të rajonit." Kryeministri deklaroi ne mbledhjen e qeverise se ligji qe iu jep nënshtetësi gjithe shqiptareve, do te hyje ne fuqi pas qershorit 2013 dhe nuk do te interferoje me procesin elektoral te ardhshëm. Zoti Berisha u kujdes te theksonte se pajisja me pasaporta eshte nje standard europian, qe e ka aplikuar edhe Greqia per minoritetin e vete ne Shqipëri. Ekzekutivi miratoi gjithashtu draftin qe u jep mundësinë shtetasve te huaj qe bejne nje investim mbi 200 mije euro ne vendin tone, te përfitojnë pasaportën shqiptare.

Premier Berisha blamed the opposition leader for failing for the third time to Albania, we obtain candidate status for the EU.
Comment comes a day after the Department of General Council in the European Union decided not to give official status Tirana. "Albania does not dot status without voting three laws in the Parliament. Edi Rama realized lockdown sinister purpose of obtaining status blind faith that the status will strengthen the position of the government in the next election. I think that strengthens the position status of all Albanians in the integration process. "Unlike the Brussels declaration that elections are essential test, majority chief stressed that they do not constitute a condition for the status, but only for the opening of negotiations, although he said it was a persistently request of Rama. "Lord Rama believes that the wall was lifted Albanians blocking three laws served to them with a request for the opening of negotiations instead of the requirements for obtaining the status. In this coordinated activity inhibitor, Rama repeatedly declared his supporters election conditional status. Elections will be a condition for opening negotiations. Rama's ...