Energjia, ERE monitoron CEZ - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Moti i keq dhe ulja e temperaturave ka lënë pa energji një pjesë të madhe të zonave të veriut, por gjatë ditës ka patur ndërprerje edhe në kryeqytet si dhe disa fshatra ne rrethe te tjera.
Sipas një njoftimi të kompanisë CEZ, shkak për shkëputjen e energjisë është bërë dëmtimi i pajisjeve shpërndarëse, ndërkohë që po punohet për riparimin e tyre. Nga ana tjetër, enti rregullator ka disa ditë që ka nisur një monitorim të situatës dhe në disa raste ka konkluduar se ndërprerjet ndodhin në zona të cilat janë në një masë të madhe debitore ndaj kompanisë së shpërndarjes. Deri tani enti rregullator nuk ka marre asnjë masë ndëshkuese ndaj kompaninë për këto raste, për shkak se ka rreth tre javë që kanë nisur procedurat për heqjen e licencës së CEZ dhe këto të dhëna do të përdoren nga komisionerët e ere-s si argumente në seancën ku do të dëgjohet ankimimi i kompanisë çeke. Ndërkohë që KESH është duke vijuar importin e energjisë edhe për pjesën e humbjeve të CEZ, burime nga korporata pohojne se importi i energjisë është i siguruar deri në fund të këtij viti dhe do të bëhet në kuota të vogla që variojnë nga 4.5- 5 milionë kilovat orë në ditë, ku pjesa më e madhe e konsumit të energjisë do të prodhohet nga kapacitetet e hidrocentraleve të vendit . Reshjet e shiut në kaskadën e Drinit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike ku vetëm Fierza gjatë javës së fundit është rritur me 3 metra duke shkuar në nivelin e 271 metrave.

Bad weather and falling temperatures left without power a large part of northern areas, but during the day there were also cuts in the capital city and some villages in other districts.
According to a company CEZ, due to separation of power distribution equipment is doing damage while work is being done to repair them. On the other hand, the regulatory body has a few days has begun monitoring the situation and in some cases has concluded that disruptions occur in areas that are largely debt to the distribution company. So far regulator did not take any punitive measure against the company for these cases, because there are about three weeks that have started procedures to revoke the license of CEZ and these data will be used by commissioners ere's arguments at the hearing where you will hear the appeal of the Czech company. While APC is attending an energy imports for the CEZ losses from corporate sources claim that the import of energy is provided by the end of this year and will be done in small quotas ranging from 4.5 - 5 million kilowatt hours a day, where the bulk of energy consumption will be produced by the country's hydropower capacity. Rainfall in Drin cascade have significantly improved hydrological situation where only Fierza during the last week has risen by 3 feet moving at 271 meters.

Free Traffic Exchange