Ngrice dhe dëborë në gjithë vendin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 4

Rendohet situata nga moti i keq qe ka mbërthyer te gjithë Shqipërinë. Debora e dendur eshte kthyer ne shtresa akulli per shkak te temperaturave, te cilat kane zbritur disa grade nen zero.
Mëngjesin e se mërkurës, i ftohti ekstrem është regjistruar ne juglindje, -16 grade ka shënuar termometri ne zonën e Dardhës dhe Voskopojës, ndërsa ne qytetin e Korçës -12 grade. Si pasoje e te ftohtit polar, mësimi është ndërprere ne disa shkolla te qarkut te Korçës, ndërsa tubacionet e ujit te pijshëm kane ngrire ne pjesën me te madhe te fshatrave juglindore dhe shtëpive private ne qytetin e Korçës, Pogradecit dhe Kolonjës. Mbeten te bllokuara komunat Dardhas, Proptisht, Trebinj dhe fshati turistik i Dardhes. Ne te gjitha akset nacionale te qarkut te Korçes lëvizet vetëm me zinxhirë. Me dëborë dhe ngrica është edhe veriu i vendit. Rreth 10 komuna te këtij qarku janë te izoluara plotësisht, ndersa po punohet per pastrimin e rrugëve kryesisht atyre nacionale. Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë, por vetëm per mjetet e vogla. Ndersa akset e tjera nacionale Krume -- Kukes, Bajram Curri- Qafe-Morine, rruga e vjeter Kukes -- Tirane dhe aksi Kukes- Diber jane te lëvizshme vetem me zinxhirë. Thuajse te gjitha rrugët rurale jane te bllokuara nga dëbora qe ne disa zona arrin trashësinë 1 metër. Mësimi eshte ndërprere ne shume shkolla te komunave te izoluara ndërsa problem mbetet ndërprerja e energjisë elektrike. Deri tani nuk raportohen nevoja te banoreve për ushqime apo ndihma mjekësore. E rende eshte situata edhe ne qarkun e Dibres ku shumica rrugëve raportohen te bllokuara. Me zinxhirë jane te kalueshme vetëm akset Peshkopi- Bulqize dhe Peshkopi -Tirane. Me dëborë dhe ngrica janë edhe zonat malore te qarkut te Shkodrës, zona e Llogorasë ne Vlore dhe disa komuna dhe akse ne qarkun e Gjirokastrës.

Deteriorating situation of bad weather that has gripped the entire country. Dense snow turned into ice layer due to temperature, which has come down a few degrees below zero.
Wednesday morning, is registered in the southeast extreme cold, -16 degrees recorded in the area thermometer pear and Voskopoja, while the city of Korca -12 degrees. As a result of the cold polar, learning is disrupted in some Korca district schools, and drinking water pipes have frozen in most eastern villages and private homes in the city of Korca, Pogradec and Cologne. Remain blocked municipalities Dardhas, Proptisht, Trebinje and tourist village of pear. We all national axes Korca district moved only with chains. With snow and frost is also the country's north. About 10 municipalities of this region are fully insulated, and are working to clear the roads mainly national ones. Nation Road is passable without chains, but only for small tools. While other national axes Krum-Kukes, Bajram Curri-neck-Morine, of old Kukes road - Tirana and Kukes-Debar axis are moving only in chains. Almost all rural roads are blocked by snow in some areas reaches 1 meter thick. Ceased teaching in many sc...