Debatet për buxhetin 2013 - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 3

Debatet për buxhetin e vitit 2013 mes mazhorancës dhe opozitës nuk kanë munguar as në diskutimin nen për nen të projektbuxhetit. Opozita akuzon qeverinë se është duke e lënë rritjen e nivelit të borxhit në varësi të ecurisë që do të ketë menaxhimi i sektorit energjetik, duke e bërë për herë të parë pjesë të ligjit të buxhetit krizën në energji. Sipas socialistit Arben Ahmetaj, qeverisë në këtë mënyrë po i rriten në mënyrë të vazhdueshme kostot e borxhit.
"Buxheti është në funksion se si do e menaxhojë CEZ krizën që po kalon dhe kjo rit financimin e buxhetit për interesat e borxhit dhe njëkohësisht edhe kostot e borxhit. Për herë të parë kriza në energji bëhet pjesë e ligjit të buxhetit". Ndersa Teliti tha: "Ky buxhet është realist sepse i përgjigjet krizës energjetike. Na keni akuzuar se nuk jemi realistë, ne tani po vijmë dhe po ju themi që duhet të rritim borxhin se nuk do të lemë vendin pa energji...". Nga ana tjetër mazhoranca nuk ka pranuar se është rritur kostoja e borxhit. Ndërkohë që lidhur me fondet që qeveria i jep pushtetit vendor, ato nuk janë llogaritur me përditësimin e të dhënave të censusit, ku në bazë të numrit të popullsisë shkojnë edhe paratë e financave, lidhur me këtë përfaqësuesit e ministrisë së financave thanë se do të korrigjohet në momentin që do të dalin të rezultatet përfundimtare.

Budget debates of 2013 between the majority and the opposition have crippled the discussion provisional draft. The opposition accuses the government is leaving increasing debt levels depending on the performance that will be the management of the energy sector, making for the first part of the budget law energy crisis. Under socialist Arben Ahmetaj, thus government is growing steadily debt costs.
"The budget is in place that will manage CEZ crisis and going through this ritual for budget financing and debt interests also debt costs. For the first energy crisis becomes part of the budget law. "While Teliti said: "This budget is realistic because of the energy crisis responses. Have accused us are not realistic, we now come and say to you that must raise the debt that will not leave the country without power ... ". On the other hand the majority did not accept an increase in the cost of debt. While on that gives local government funds, they are not calculated to update census data, where the number of people go even money finance related finance ministry representatives said they would be corrected at the moment that will come the final results.