Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç kanë përmbyllur takimin e tretë në më pak se dy muaj, me arritjen e një marrëveshjeje për zbatimin e paktit për Menaxhimin e Integruar të Kufijve.
Ashtu si dy herët e para, takimi mes dy zyrtarëve të lartë të Prishtinës dhe Beogradit, është mbajtur me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme në BE, Ketrin Eshton, zyra e se cilës ka publikuar dhe rezultatet. "Arritëm progres për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve. Dy kryeministrat konfirmuan përfundimet e grupit të punës mbi këtë çështje, sipas të cilit dy portat, 1 dhe 3 janë gati për t'u hapur më 10 dhjetor. Ndërsa dy portat e tjera, 5 dhe 31, do të jenë gati më 31 dhjetor. Gjithashtu, dy kryeministrat ranë dakord për caktimin e një oficeri ndërlidhës, që do të punojnë në zyrat e BE, në dy kryeqytetet përkatëse, Prishtinë dhe Beograd." Në njoftimin e zonjës Eshton, thuhet se qeveria e drejtuar nga Thaçi, ka krijuar një njësi speciale multietnike policore, e cila do të ketë për detyrë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe religjioze. Gjithashtu theksohet se palët janë pajtuar që të shqyrtojnë mënyrat për një mënyrë transparente për paratë që do të jepen në mbështetje të komunitetit serb në Kosovë. Baronesha Eshton shton se takimi i ardhshëm mes dy krerëve të qeverice do të mbahet më 17 janar të vitit 2013.
Kosovo Prime Minister Hashim Thaci and his Serbian counterpart, Ivica Dacic has closed its third meeting in less than two months, with an agreement for the implementation of the Integrated Border Management Charter.
Like the two before the first meeting between the two top officials in Pristina and Belgrade, was held with the mediation of EU Foreign Policy Chief Catherine Ashton, whose office has published the results. "We progress on implementation of the Integrated Border Management. The two prime ministers confirmed the conclusions of the working group on this issue, under which the two gates, 1 and 3 are set to open on December 10. While two other gates, 5 and 31, will be available on December 31. Also, the two prime ministers agreed to the appointment of a liaison officer who will work in the offices of the EU, in the two respective capitals, Pristina and Belgrade. "Notice of Ms Ashton, said that the government led by Thaci, has created a unit multiethnic police special, which will be responsible for the protection of cultural and religious heritage. Also note that the parties have agreed to consider ways for a transparent manner for the money to be provided in support of the Kosovo Serb community. Baroness Ashton adds that the next meeting between the two leaders qeverice will be held on 17 January 2013.