Kosovë, heshtje për përgjimet - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Prej dy ditësh telefonatat me batuta humori e deri tallje, te bera mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe anetare te PDK-së, po bejne xhiron e botes ne rrjetet sociale duke marre me shume klikime se videoklipet muzikore. Adem Grabovci, shefi i grupit parlamentar te PDK-së eshte dialoguesi kryesor ne te gjitha përgjimet telefonike te zbardhura nga EULEX. Mbrëmjen e te premtes, ai ka deklaruar se do te dale ne nje prononcim per mediat ku do te sqaronte edhe pozicionin e tij ne kete çeshtje por ne fakt nje gje e tille nuk ka ndodhur. Madje, sikurse raportojnë mediat ne Kosove, gjate gjithe mbremjes eshte tentuar edhe te kontaktohet me te nëpërmjet telefonit por ai ka qene i fikur. Qeveria ne Prishtine ka reaguar duke i cilësuar pergjimet e publikuara nga misioni ligjvënës i BE-së, EULEX thjesht nje montim, duke theksuar se ato jane ilegale dhe jo origjinale, sikurse pretendon vete EULEX. Asnjë nga ministrat e kabinetit Thaçi nuk ka bere koment lidhur me kete ngjarje, te cilësuar madje edhe si "Bomba Thaci". Vete kryeministri, Zv/kryeministri Kuçi njëkohësisht nënkryetar i PDK-së, ministri i Punëve te Brendshme Bajram Rexhepi apo edhe ministrja per integrim europian Vlora Citaku, qe eshte pjese e përgjimeve nuk i jane pergjigjur interesimit te mediave. Megjithatë mbrëmjen e te premtes kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Twitter, duke theksuar se komunikimi privat nuk eshte veper penale. "Une nuk e sundoj askënd, mundohem me e kry punen time me nder. Nejse, prapë, pa dashur me e justifiku aske, mungesa e kulturës ne komunikim privat nuk eshte veper penale. Pse incizohen? pa dashur me e justifiku gjuhen e askujt, po para se me e gjyku dike, pyetne veten si flisni ju me shoket\koleget tuaj?" Sikurse raportojne mediat kosovare, përveç emrit te kryetarit te kuvendit Jakup Krasniqi pjese e personave te perfolur ne telefon eshte edhe Fatmir Limaj, ish ministri i transporteve dhe nënkryetari i PDK-së. EULEX konfirmoi se bisedat telefonike të krerëve të PDK-së të publikuara gjerësisht, janë përgjuar prej tyre në kuadër të një hetimi që është ende në proces, por nuk bëri të ditur se për cilën çështje bëhet fjalë. Në këto përgjime dëshmohet përçarja brenda Partisë Demokratike të Kosovës, më konkretisht mes grupit të Hashim Thaçit dhe atij të Jakup Krasniqit si dhe Fatmir Limajt. Ne nje prej përgjimeve degjohet qarte teksa Kryeministri Thaçi e quan Krasniqin Jakupovski, Sami Lushtaku anëtari i PDK-së e quan ate qen ndersa ministrja Citaku i kerkon kreut te qeverise largimin e Krasniqit. Ndërsa Limaj cilësohet si "bandit zagar".