Analiste, studiues dhe akademike kane analizuar ne emisionin "Debat" festimin e 100-vjetorit te krijimit te shtetit shqiptar. Duke theksuar rëndësinë e këtij momenti te bashkimit te shqiptareve nga te gjitha trevat; ata theksuan se nëse shekulli i pare i shërbeu forcimit te identitetit shqiptar, 100 vitet e ardhshme do te jene ne funksion te zhvillimit dhe prosperitetit. Ndërkaq, sipas analisteve një nga defektet e këtij festimi ishte ndarja e qarte mes opozitës dhe maxhorances qe mund te ishte shmangur me një komitet te përbashkët për organizimin e ceremonive. Festimi i 100-vjetorit te shpalljes se pavarësisë u shoqërua jo vetëm me shfaqje te forta të nacionalizimit nga qytetaret por edhe nga politikanet; këta te fundit sipas analisteve futen ne fjalimet e tyre terma te forta nacionaliste për te përfituar ne zgjedhjet e ardhshme. Një nga fenomenet dominuese te këtyre ditëve ishte përpjekja e qeverise për te privatizuar këtë feste, pavarësisht se nuk mbajti premtimet e saj te mëdha për parlamentin dhe stadiumin e ri; apo u tërhoq nga përurimi i bustit te Zogut apo therjes se 1000 qengjave. Pavarësisht problemeve festa e 100-vjetorit te krijimit te shtetit shqiptar ishte një nga momentet me emocionuese dhe domethënëse për te gjithë shqiptaret pavarësisht se ku jetojnë.
Analysts, and academic researchers have analyzed show "Debate" celebration of the 100th anniversary of the creation of the Albanian state. Stressing the importance of this moment of unity of Albanians from all lands; they stated that if the first century served to strengthen the Albanian identity, the next 100 years will be a function of development and prosperity. Meanwhile, according to analysts one of the defects of this celebration was a clear division between the opposition and the majority that could have been avoided with a joint committee for organizing the ceremonies. Celebrating the 100th anniversary of the declaration of independence was associated not only with the strong performances of nationalization by the citizens but also by politicians; these last by analysts included in their speeches strong nationalistic terms to advantage in future elections. One of the dominant phenomena these days was the government's attempt to privatize this holiday, despite not kept its promises great for parliament and the new stadium; or withdrew from the inauguration of the bust of Zog or 1000 slaughter lambs. Despite the problems celebrations of the 100th anniversary of the creation of the Albanian state was one of the exciting moments and meaningful for all Albanians regardless of where they live.