Krasniqi: Thaçi të kërkojë falje - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Pas publikimit të përgjimeve që EULEX i kishte bërë kryeministrit Thaçi dhe drejtuesve të tjerë të PDK-së, kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka kërkuar që kreu i qeverisë dhe anëtarë të tjerë të partisë në pushtet, t'i kërkojnë falje. Krasniqi është shprehur se kryeministri Thaçi, kryekomunari i Skenderajt,
Sami Lushtaku dhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, duhet t'i kërkojnë falje publike për ofendimet, që u publikuan një ditë më parë . Sipas tij, me ato deklarata, nuk është ofenduar Jakup Krasniqi, por kryetari i Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, Krasniqi, i cili foli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka refuzuar që të bëjë më shumë komente. Një ditë më parë, Misioni Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, konfirmoi per mediat, se bisedat telefonike të krerëve të PDK-së të publikuara gjerësisht, janë përgjuar prej tyre në kuadër të një hetimi që është ende në proces, por nuk bëri të ditur se për cilën çështje bëhet fjalë. Në këto përgjime dëshmohet përçarja brenda Partisë Demokratike të Kosovës, më konkretisht mes grupit të Hashim Thaçit dhe atij të Jakup Krasniqit. Në një nga bisedat me shefin e grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, Thaçi e thërret Krasniqin me pseudonimin Jakupovski, ndërsa thekson se heziton të shkojë në Malishevë me rastin e festës së 12-vjetorit të PDK-së.

Following the publication of interceptions that EULEX had made ??to Prime Minister and other leaders of the PDK, the chairman of the Assembly Jakup Krasniqi has asked the head of government and other members of the ruling party, to apologize. Krasniqi said that Prime Minister Thaçi, kryekomunari Skenderaj
Sami Lushtaku and head of the parliamentary group of the PDK, Adem Grabovci, should apologize publicly for the insults that were published a few days ago. According to him, those statements is not offended Jakup Krasniqi, but the President of the Assembly of Kosovo. However, Krasniqi, who spoke after the meeting of the Presidency, has refused to make more comments. A few days ago, the European Union Rule of Law Mission in Kosovo, confirmed to the media that telephone calls PDK leaders widely published, are bugged by them as part of an investigation is still underway, but did not knowing that the matter is being discussed. In these intercepts proved rift within the Democratic Party of Kosovo, namely between Hashim Thaci's group and that of Jakup Krasniqi. In one of the conversations with the head of the parliamentary group of the PDK Adem Grabovci, Thaci calls Krasniqi with nickname Jakupovski, while states that are reluctant to go to Malishevë occasion of 12th anniversary of the PDK.