Festa për lirimin e Haradinajt - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 21

Lirimi i Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij është pritur me festime masive në qendër të Prishtinës, por edhe në Gllogjan, vendlindjen e kryetarit të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës. Qindra njerëz ishin mbledhur në sheshin "Nënë Tereza", të cilët, menjëherë pas vendimit të Gjykatës, shpërthyen në festime, ku nuk mungonin as lotët e gëzimit. Bashkëshortja e Haradinajt, Anita, tha për mediat kosovare se kjo është fitorja më e madhe e Ramushit, në luftën e tij të nisur që prej vitit 1997. Ndërsa, babai i Ramushit, Hilmi Haradinaj, teksa priti me gëzim vendimin e Hagës, së bashku me familjarë të tjerë, është shprehur se me këtë vendim i biri i tij bashkë me shokët, pastruan edhe një herë luftën e UÇK-së. Lirimi i Haradinajt është pritur me gëzim edhe nga kolegët e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërsa këtë vendim, e kanë përshëndetur edhe Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. Ndërkohë, duke folur nga Beogradi, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se lirimi i tre ish-anëtarëve të UÇK-së ishte i pritshëm dhe ky është një tjetër vendim politik dhe i padrejtë i Gjykatës së Hagës.

Haradinaj's release and his comrades is greeted with mass celebrations in downtown Pristina, but also Gllogjan, the birthplace of the President of the Alliance for the Future of Kosovo.
Hundreds of people had gathered in the "Mother Teresa", who, immediately after the decision of the Court, erupted in celebration, which lacked neither tears of joy. Haradinaj's wife, Anita, told Kosovo media that this is the biggest victory of Ramush, in his war launched since 1997. While Ramush father, Hilmi Haradinaj, as received him joyfully Hague decision, along with other family members, said that with this decision together with his son, once cleaned KLA war. Haradinaj's release was greeted with joy by party colleagues Alliance for the Future of Kosovo. While this decision was greeted President Atifete Jahjaga and Prime Minister Hashim Thaci. Meanwhile, speaking from Belgrade, Serbia's prime minister, Ivica Dacic, said that the release of three former KLA members was expected and this is another political and unjust decision of the Tribunal.