100 vjetori i pavarësisë ka sjellë në tiranë edhe një nga kuzhinierët më të famshëm në botë me origjinë shqiptare, Rene Rexhepin. I ftuar për të vizituar Shqipërinë në këtë ditë të veçantë, Rexhepi shprehet se ka qenë gjithmonë i interesuar për të ardhur këtu, pasi ka dëgjuar histori të shumta nga i ati. "Unë erdha këtu pasi më ftuan, por edhe sepse kam dëgjuar nga babai im histori për Shqipërinë dhe për lidhjet që ka familja ime me këtë vend, dhe sot mu duk një nga mundësitë më të mira". Në fakt axhenda e tij nuk është aspak e lirë, ai ka fluturuar nga Australia për të mbërritur paraditen e sotme në Shqipëri dhe pasi të mbajë disa takime zyrtare, nesër do të niset për në Danimarkë. I pyetur se si ndihet që është një nga shqiptarët më të njohur në botë, Rene përgjigjet. "Jam krenar për këtë fakt, por edhe për arsyen që tashmë po merret në konsideratë te kjo listë edhe arti kulinar. Gatimi është një pjesë e rëndësishme e kulturës së vendit dhe besoj se është mjaft e rëndësishme renditja e tij në atë listë pasi në këtë mënyrë promovon kulturat e ndryshme. Besoj se suksesi i restorantit tonë bazohet edhe te fakti se unë jam rritur në një shtëpi me shqiptarë. Gjatë kohës që qëndrova në Maqedoni mënyra se si gatuanin dhe përgatisnin ushqimin u bë shumë shpejt pjesë e imja e cila më shtyu të bëhesha shef kuzhine dhe të hapja një restorant". Rene Rexhepi është renditur nga revista Times i 11-ti për sa i përket njerëzve më me influencë në botë, duke lënë shumë vende pas edhe presidentin e SHBA-ve Barac Obama dhe futbollistin e famshëm Lionel Messi. Ai ka marrë tre çmime ndërkombëtare si kuzhinieri më i mirë në botë, për shkak të novacioneve që arriti t'i jepte disa kuzhinave tradicionale, të cilat kombinoi me shijet moderne. Aktualisht punon si shef kuzhine në një nga restorantet më të famshëm në Danimarkë, NOMA. Sot ai ka vizituar Shqipërinë së bashku me babain e tij dhe menaxherin e restorantit.
100th anniversary of independence has brought in Tirana also one of the most famous chefs in the world of Albanian origin, Rene Rexhepi. Invited to visit Albania on this particular day, Rexhepi said that has always been interested to come here, after hearing numerous stories from his father. "I came here once invited me, but because I heard from my father for Albania and stories my family has connections with this country, and today I found one of the best opportunities." In fact, his agenda is not free, he has flown from Australia to Albania arrived this morning and having to hold some official meetings, and tomorrow I will leave for Denmark. Asked how he feels that is one of the world's most famous Albanians, Rene answers. "I am proud of this fact, but for reasons already considered this list of culinary art. Cooking is an important part of the culture of the country and I believe it is very important its ranking on that list because in this way promotes different cultures. I believe that the success of our restaurant is based on the fact that I grew up ...