Aleanca Kuqezi për bashkimin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Nga pika kufitare e Morinës në Kukës, aty ku është kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, Aleanca Kuqezi ka mbajtur një tubim në ditën e flamurit.
Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu u shpreh se muri i kufijve mes Shqipërisë së Veriut dhe asaj të Jugut, siç i cilësoi ai, do të thyhet. Spahiu propozoi mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Kreu i AK-së bëri publike dhe nismën më të fundit të forcës politike që drejton, atë të pajisjes së gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen me pasaportë të Shqipërisë. Spahiu theksoi se Aleanca Kuqezi nuk kërkon vota dhe pushtet por është angazhuar për ndërtimin e një shteti të bashkuar. Për këtë qëllim, ai dhe drejtues të tjerë të AK-së, hodhën firmën në nismën e tyre për bashkim kombëtar.

Morina border crossing point in Kukes, where is the border between Albania and Kosovo, Red and Black Alliance held a Flag Day rally.
Red and Black Alliance Chairman, Kreshnik Spahiu said that Albania's border wall between the North and the South, as he called it, would be broken. Spahiu proposed holding a referendum on the unification of Albania with Kosovo. AK's leader announced the latest initiative political force that drives, the device of all Albanians wherever they are with Albania passport. Spahiu said that the Red and Black Alliance does not seek votes and power, but is committed to building a united state. To this end, he and other leaders of the CA, cast signature on their own initiative for national unity.