Dështon tenderi për 4 HEC-et -- Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 5

Ka dështuar edhe njëherë tenderi për shitjen e katër HEC-ve, të cilin ministria e ekonomisë do ta zhvillonte në datën 25 nëntor. Burime zyrtare nga kjo ministri shprehen se edhe pse pritej që në këtë datë të hapeshin ofertat, asnjë kompani nuk ka paraqitur një çmim për të privatizuar HEC-et Bistrica 1 dhe 2, si dhe atë të Ulzës dhe Shkopetit. Tashmë ministria ka nxjerrë një rregull të ri, ku ofertat për të blerë këto HEC-e pranohen në çdo kohë dhe nuk ka lënë asnjë afat se deri kur do të zgjatë pranimi i ofertave të kompanive. Sipas burimeve nga kjo ministri mësohet se arsyet kryesore pse kompanitë janë tërhequr, janë kriteret e forta të cilat kërkojnë lënien e 10 milion eurove garanci për të qenë pjesëmarrës në tender, si dhe përvoja e gjatë prej 20 vitesh operim në fushën e hidrocentraleve që duhet të ketë firma e interesuar. Kjo është hera e tretë që tenderi për shitjen e këtyre HEC-ve ka dështuar. Në shtator, ministria e ekonomisë u detyrua të shtynte edhe njëherë datën për hapjen e ofertave, pasi asnjë kompani nuk kishte vendosur një çmim në zarfin e dorëzuar. Përfaqësuesit e firmave pjesëmarrëse kërkuan që të mos ishin të detyruar që energjinë që do të prodhonin ta shisnin në Shqipëri, dhe me çmimin të cilin e vendos enti rregullator. Shuma që synon qeveria të mbledhë nga shitja e 4 HEC-ve shkon përafërsisht në vlerën e 80 milion eurove.

Has once again failed bid for the sale of four HEC's, which will develop economy ministry on 25 November. Official sources from the ministry said that although it was expected that this date to open bids, no company has not presented an award to privatize HPP Bistrica 1 and 2, and it of Ulza and Shkopet. Now the ministry has issued a new rule, which offers to buy these HPPs are accepted at any time and does not leave any time until when will it take receipt of bids of companies. According to sources from the Ministry learned that the main reasons why companies are drawn, are strong criteria which require leaving 10 million euro guarantee to participate in the tender, as well as over 20 years experience in the field operation of the plants to be the firm concerned. This is the third time that the tender for the sale of these HEC-ve failed. In September, the economy ministry was forced to postpone the bid opening date once again, as no company had set a price in the envelope delivered. Representatives requested that participating firms were not obliged to energy to be produced to sell in Korea, and the price which the regulator sets. Amount that government intends to collect from the sale of 4 HEC-ve goes around the value of 80 million euros.

Free Traffic Exchange