"BE nuk po propozon hapjen e negociatave për anëtarësim, por statusi kandidat është ende i mundur". Me këtë deklaratë dhënë gjatë Forumit të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor, mbajtur në Zagreb të Kroacisë, Stefan Fyle, lë të hapur mundësinë për një përgjigje pozitive për Shqipërinë për statusin në takimin e dhjetorit të krerëve të unionit. Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian është shprehur se vendi ynë ka bërë progres të dukshëm në reformat e kërkuara nga blloku 27 anëtarësh. "Shqipëria ka bërë progres domethënës gjatë vitit të kaluar, veçanërisht në procesin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian, si dhe në realizimin e një sërë reformash kyçe të përcaktuara në opinionin e komisionit. Ne nuk po propozojmë ende hapjen e negociatave për anëtarësim, por statusi i kandidatit është brenda mundësive." Gjatë fjalës në këtë forum, Fyle foli edhe për hapat e ndërmarra nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të proceseve të integrimit europian. Sa i takon Kosovës, Stefan Fyle tha se BE ka identifikuar fushat kyçe për reformat që duhet të zbatojë shteti i ri dhe se vendi duket gati për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
"The EU is not proposing the opening of accession negotiations, but their candidate is still possible."
With this statement given during the Western Balkans Civil Society Forum, held in Zagreb, Croatia, Stefan Fule, leaves open the possibility for a positive response to Albania for the status at the December meeting of the heads of the union. European Union Enlargement Commissioner said that our country has made ??considerable progress in the reforms required by the 27-member bloc. "Albania has made ??significant progress over the past year, particularly in the process of reforms demanded by the European Union, as well as the realization of a number of key reforms set out in the opinion of the committee. We are not proposing the opening of accession negotiations yet, but the status of a candidate is within reach. "Speaking at the forum, Fule also spoke about the steps taken by other countries of the Western Balkans, in the context of European integration processes. As regards Kosovo, Stefan Fule said the EU has identified key areas for reforms required to implement the new state and the country seems ready for a Stabilisation and Association Agreement.