Komisioni i Ekonomisë heq kufirin e borxhit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Komisioni parlamentar i Ekonomisë kaloi vetëm me votat e mazhorancës draftin për heqjen e kufirit të borxhit publik, i cili sanksionohej ligjërisht,që të mos kalonte përtej 60%. Zv/ministri i Financave, Nezir Haldeda duke pranuar, se kriza energjetike po kërcënon ekonominë e vendit, pohoi edhe një shifër tjetër të cilën qeveria, nuk e kishte thënë më parë, se niveli i borxhit publik në fund të këtij viti shkon 60.5%. Debate për heqjen e kufirit të borxhit pati edhe mes deputetëve të këtij komisioni, dhe Arben Malaj tha se me këtë ndryshim po shkatërrohet sistemi buxhetor. Niveli i borxhit të Shqipërisë ka shqetësuar edhe institucionet financiare ndërkombëtare,dhe në shumë raste FMN dhe Banka Botërore kanë bërë thirrje, që qeveria të synojë uljen dhe jo rritjen e tij.

Parliamentary Commission of Economy passed only with the votes of the majority the draft to remove the public debt limit, which stipulates legally, not to pass beyond 60%. Deputy / Minister of Finance, Nezir Haldeda acknowledging that the energy crisis is threatening the country's economy, said another figure which the government had not said before, that the level of public debt at the end of the year goes to 60.5%. To remove the debt ceiling debate was also among the members of this committee, and Arben Malaj said that this change was broken budget system. Albania's debt level has worried the international financial institutions, and in many cases the IMF and World Bank have called for the government to aim to reduce and not increase it.