AK: Jo shkarkim Ina Rames - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, përfshihet ne debatin për mandatin e kryeprokurorit te ri, duke dale kundër shkarkimit të Ina Rames ne muajin nëntor, qe përkon me emërimin e saj ne detyre. Spahiu i bashkohet interpretimit, se mandati i shefes se akuzës mbyllet 5 vjet pas ditës kur hyri ne fuqi mandatimi me ndryshimet kushtetuese. "Aleanca Kuq e Zi i bën apel deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që të heqin dorë nga procesi antikushtetues i emërimit të një prokurori të ri, kur ende nuk ka përfunduar mandati i prokurorit aktual, i cili përfundon pas 6 muajsh. Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje edhe kandidaturave për Prokuror të ri të Përgjithshëm që të mos përfshihen në këtë proces antikushtetueses sepse do t'i duhet ta ndërpresë detyrën e tyre më 1 korrik 2013 kur Kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme do të vendosë rendin kushtetues dhe do të mbrojë parimet dhe standardet e demokracisë parlamentare. Presidenti Bujar Nishani vazhdon të bëjë 'kallashnikovin' e Sali Berishës duke ekzekutuar dhe asgjësuar nga pavarësia çdo institucion të pavarur në Shqipëri". Duke besuar ne fitoren e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, drejtuesi i AK, tha se çdo prokuror që do emërohet në mbivendosje mandati do shkarkohet në korrik të vitit 2013. "Ky qëndrim i Aleancës Kuq e Zi nuk lidhet aspak me analizën e punës së Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, që sipas Aleancës Kuq e Zi ka dështuar pasi ka toleruar mos funksionimin e detyrës për të arrestuar shtetasin Sali Berisha për veprën penale të dorëzimit të pjesshëm të territorit të Republikës së Shqipërisë në favor të qeverisë greke si dhe një seri veprash të rënda penale që lidhen me vrasjet, kontrabandën, korrupsionin dhe trafikimin e armëve". Te enjten presidenti i republikës Bujar Nishani konfirmoi publikisht, se brenda pak ditesh do te firmose shkarkimin e kryeprokurores Ina Rama, duke këmbëngulur se mandati i saj përfundon ne nëntor 2012.

Red and Black Alliance Chairman Kreshnik Spahiu included in the debate on the mandate of the new chief, brought against the dismissal of Ina Rama in November, which coincides with her appointment in office. Spahiu joins interpretation, chief mandate that the prosecution closes 5 years after the date when it was enacted mandating constitutional changes. "Red and Black Alliance calls on Members of Parliament and the President of the Republic, Bujar Nishani, to waive unconstitutional process of appointing a new prosecutor, when it has not yet completed the current prosecutor's mandate, which expires after 6 months.
Red and Black Alliance calls on the candidates for the new Attorney General to not be included in this process antikushtetueses because it will have to interrupt their duty on 1 July 2013 when the new Parliament that will come out next election will decide constitutional order and to defend the principles and standards of parliamentary democracy. President Bujar Nishani continues to make 'Kalas...

Free Traffic Exchange