Takimi Gruevski - Berisha - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Kryeministri Sali Berisha perseriti se zgjidhja politike për çeshtjen e qarkut te Fierit mbetet mocioni i mosbesimit për këshilltarët.
Shefi i mazhorances i beri thirrje kryetarit të opozitës Edi Rama të mos bllokojë votimin e ligjeve të kërkuara nga BE, kusht per statusin kandidat. Gjatë konferencës për media me kryeministrin Gruevski, zoti Berisha paralelizoi bllokimin e procesit integrues te Maqedonisë prej Greqisë dhe bllokimin qe sipas tij Shqipërisë po i vjen nga opozita. "Do të doja që Rama ta vlerësonte votimin ne PE dhe të mos merret me Fierin, çështje për të cilën pati një tërheqje nga gjykimi. Rezulton nje krahasim ne pyetjen mes Greqisë me Maqedonine, dhe bllokimit qe i ben Shqiperise Edi Rama per Fierin. Ne rastin e pare, bllokimi eshte nga jashte, ne te dytin nga brenda. Dje u votua nje rezolute, per rekomandimet dhe per statusin. Deputete te PE, te gjithe spektrit votuan qe Shqiperise t'i jepej statusi. Vetem 1 abstenoi. Rama ta lexonte kete rezolute. Nese Fieri do ishte problem, Fieri do ishte ne rezolute. Nderkombetaret nuk shohin asnje lidhje mes Fierit dhe 3 ligjeve, qe Rama bllokon. Ne ofruam mocionin. Por fakti qe nuk pranohet, fakti qe u tërhoqën nga çeshtja, konfirmon se jane te kënaqur se përmbushën misionin. Une mbetem per mocion." I pyetur per zbatimin e marrëveshjes se Ohrit, shefi i qeverise se Shkupit pranoi se marrëdhëniet mes maqedonasve dhe shqiptareve ne shtetit multietnik, shoqërohen here pas here nga dallime e tensione. "Ne 2001 patem nje konfikt, megjithatë flaket e konfliktit jane te freskëta. Te jemi te vëmendshëm per te mos lënduar ndjenjat e njeri-tjetrit ne te ardhmen. Me partnerin ne qeverisje, BDI, ne bëjmë përpjekje te vazhdueshme per te ruajtur keto marrëdhënie, por edhe kemi dallime e mosmarrëveshje, megjithatë ne kemi vullnet qe mosmarrëveshjet t'i zgjidhim me dialog." Kryeministri maqedonas deklaroi se ka besim për një zgjidhje të çështjes së konfliktit të emrit me Greqinë. Nga Tirana, ai theksoi se ishte Athina zyrtare që shkeli marrëveshjen ndërkombëtare, por Gruevski nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse do të kishte një tërheqje nga Shkupi zyrtar për emrin. Gjate vizites ne Shqipëri u nënshkruan dy marrëveshje, per njohjen reciproke të patentave dhe për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht.

Prime Minister Sali Berisha reiterated that a political solution to the issue of the district of Fier remains a motion of no confidence for advisors.
Majority chief urged opposition leader Edi Rama not to block the vote required by EU law, provided for candidate status. During the press conference with Prime Minister Gruevski, Mr. Berisha paralelizoi blocking the integration process of Macedonia, Greece and Albania in his blocking is coming from the opposition. "I would like Rama appreciate the vote in the European Parliament and not to deal with Fier, issues for which there was a withdrawal from the trial. Results in a comparison between the Macedonian Greek question, and that m...