Rama fton Berishen ne takim - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Kryesocialisti Edi Rama ka ftuar kryeministrin Sali Berisha për tu takuar nesër ne orën 10.00 ne Sheraton për ti hapur rruge miratimit te 3 reformave qe janë vene si kusht për statusin e vendit kandidat nga komisioni evropian. Lideri i opozitës propozon qe ne takim te marrin pjese te gjitha forcat parlamentare dhe ai te jete i hapur për median; ndërkohe qe thekson se është i hapur për propozime alternative për kryeministrin. Vetëm një ore pas ftesës se liderit te opozitës, kryeministri Sali Berisha ka pranuar ftesën publike për takim. Nga mbledhja e grupit parlamentar lideri i maxhorances ka kërkuar qe takimi te zhvillohet sonte ne mbrëmje ose nesër pasdite për shkak te axhendes se tij. Por kryeministri e ka kushtëzuar serish takimin me liderin e opozitës duke përsëritur se do te takohet vetëm për te diskutuar rreth 3 ligjeve por jo për çështjen e Fierit. Klasa politike shqiptare ka arritur tashme ne limitin e kohës për te votuar reformat qe komisioni evropian i ka vene kusht për statusin.

Kryesocialisti Edi Rama has invited Prime Minister Sali Berisha to meet tomorrow at 10.00 am in the Sheraton to open the way for approval of 3 reforms that are set as a condition for EU candidate status by the European Commission. Opposition leader proposes that the meeting to attend all parliamentary forces and he is to be open to the media; while states that is open to alternative proposals for the prime minister. Just one hour after the invitation that opposition leader, Prime Minister Sali Berisha received public invitation for a meeting. From the collection of the parliamentary group leader of the majority has requested that the meeting be held in the evening tonight or tomorrow afternoon due to his agenda. But the prime minister has conditional meeting with opposition leader again reiterating that will meet only to discuss about 3 laws but not in the case of Fier. Albanian political class has already reached the time limit for voting reforms that the European Commission has set a condition for the status.