Nisja e procedurave për heqjen e licencës së kompanisë CEZ konsiderohet nga ekspertët e fushës si një nisme me pasoja në sistemin energjetik të vendit.
Pajtim Bello, ish zv/ministër i Energjetikës, shprehet se menaxhimi i dobët që i është bërë kompanisë, nuk është vetëm për faj të saj por në këtë pjesë ka përgjegjësi edhe qeveria. Deri tani kompania e shpërndarjes ka deklaruar se borxhet që shteti shqiptar i ka asaj, përveç ujësjellësve kapin shifrën e 23 miliard lekëve. Gjatë një deklarate për shtyp CEZ është shprehur se ka bërë me dije edhe qeverinë shqiptare me anë të një letre lidhur me debinë prej 5.4 miliard lekësh që i kanë kompanitë e ujësjellësit, dhe se i ka ofruar edhe një skemë shlyerje, që kjo shumë të zbriste nga borxhi që kompania i ka korporatës elektro-energjetike, por kjo nuk është pranuar. Nga ana tjetër të pyetur lidhur me situatën e krijuar në sistem, KESH ka bërë përgjegjëse kompaninë CEZ për përkeqësimin e gjendjes financiare të saj, duke u shprehur se borxhi total i CEZ-it shkon 208 milion euro, ndërkohë që si pasojë e prodhimit të shumtë të energjisë elektrike për të përmbushur nevojat e vendit, ka rënë mjaft rezerva hidrike në kaskadën e Drinit. Aktualisht liqeni i Fierzës ka arritur 296 metra, ndërkohë që prurjet në hidrocentrale janë të ulëta.
Starting procedures to revoke the license of the company CEZ is considered by experts in the field as an initiative of the country's energy system consequences.
According to Bello, former Deputy / Minister of Energy, said that poor management made ??to the company, not only for her sake but in this section is also responsible government. So far the company has stated that the debts distribution Albanian state that, in addition to water supplies in the amount of 23 billion. In a press release CEZ said it has informed the Albanian government in a letter on the debit side of 5.4 billion water companies, and has provided a repayment scheme, this very down of debt that the company has corporate electro-energy, but it is not accepted. On the other hand asked about the situation in the system, KESH has CEZ company responsible for the deterioration of its financial situation, saying that CEZ's total debt totaling 208 million euros, while as a result of numerous production electricity to meet the needs of the country, has fallen sharply Drin cascade hydro reserves. Currently Fierza lake has reached 296 meters, while in hydro inflows are low.