Mbërrijnë në atdhe eshtrat e mbretit Zog - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 4

Pas 51 vitesh kanë mbërritur në atdhe eshtrat e mbretit Zog I. Avioni i nisur nga Franca është ulur mëngjesin e sotëm në orën 8:15 në aeroportin "Nënë Tereza", dhe pritej nga personalitete të larta shqiptare.
Arkivoli me eshtrat e Ahmet Zogut u vendos fillimisht në shtratin e një topi dhe më pas u nderua me himnin kombëtar. Pjesëtarët e familjes mbretërore, të shoqëruar nga personalitete të larta të institucioneve shqiptare dhe simpatizantë, kanë udhëhequr rrugën për vendosjen e eshtrave në makinën e cila më pas u drejtua për në ambientet e Pallatit Mbretëror. Eshtrat e tij do të prehen në mauzoleumin e familjes mbretërore, së bashku me ato të bashkëshortes së nënës mbretëreshë Geraldine, dhe të djalit Leka Zogut dhe Suzanës. Dy ditë më parë në Francë u bë edhe zhvarrosja e mbretit Zog, në varrezat e Thias në Paris, ndërkohë që nesër pritet edhe ceremonia për vendosjen e eshtrave të tij në mauzeleumin e familjes mbretërore i krijuar enkas për 100-vjetorin e pavarësisë. Mbreti Zog drejtoi Shqipërinë ne vitet 1928-1939, dhe vdiq në Francë në prill të vitit 1961.

After 51 years have arrived home the remains of King Zog I. Aircraft launched from France is down this morning at 8:15 o'clock at the airport "Mother Teresa", and expected by Albanian dignitaries.
The coffin with the remains of Ahmet Zog was originally set in the bed of a ball and then was honored with the national anthem. Members of the royal family, accompanied by dignitaries Albanian institutions and sympathizers, have led the way for the establishment of bone in the car which then came into the premises of the Royal Palace. His remains will rest in the royal family mausoleum, together with those of his wife Geraldine queen mother, son Leka Zogu and Suzana. Two days ago in France became the exhumation of King Zog, Thias cemetery in Paris, while expected tomorrow for the ceremony setting his bone mauzeleumin royalty specially created for the 100th anniversary of independence. King Zog led Albania in the years 1928-1939, and died in France in April 1961.