Prezantimi I programit politik është pika me e forte e përdorur nga partitë politike një vit para zgjedhjeve. Ne themel te fushatës ekonomike Partia socialiste ka vene heqjen e taksës për biznesin e vogël, fakt ky i deklaruar disa here nga Edi Rama. Por sa paguan në të vërtetë biznesi përmes kësaj takse?
Nëse shihet në faqen e ministrisë së financave, aktualisht ajo është nën administrimin e njësive vendore pra mblidhet e përdoret për nevojat e bashkive dhe komunave përkatëse, ndërkohë që kostoja buxhetore e saj është 0.2% e prodhimit të brendshëm bruto, që i korrespondon një vlere prej rreth 3 miliard lekësh. Fillimisht, nën qeverisjen e partisë socialiste që prej vitit 2003, biznesi ishte i detyruar që të paguante 3% të xhiros vjetore, shifër kjo që u përfol nga demokratët si mjaft e rëndë për ndërmarrjet e vogla, dhe më pas 2 vjet pas ardhjes së tyre në pushtet, Berisha e përgjysmoi duke e bërë 1.5% të xhiros vjetore, xhiro e cila mbështetej në vetdeklarim dhe ku biznesi paguante rreth 35000 lekë të reja në vit. Ulja e taksave vendore u bë gjithashtu edhe pjesë e fushatës së kryetarit të bashkisë Basha. Edhe ai premtoi reduktim, por faktikisht, tani pas heqjes së vetëdeklarimit dhe mbështetjes në vlera referenciale se sa xhiro kryen një biznes në vit, biznesi i vogël paguan pothuajse 70000 mijë lekë ne vit, afërsisht 50% më shumë. Heqja e kësaj takse si nismë e PS-së nëse do të vijë në pushtet është përshëndetur nga biznesi i vogël, që ankohet për rënie të shitjeve si pasojë e krizës.
Presentation is the strongest point political program used by political parties before the election year. The cornerstone of the Socialist Party's economic campaign has put zeroing of small business, a fact stated several times by Edi Rama. But how many actually paid through the tax business?
If viewed on the Ministry of Finance, it is currently under the management of local units then collected and used for the needs of municipalities and relevant, while its budgetary cost is 0.2% of gross domestic product, which corresponds to a value of about 3 billion. Initially, under the socialist party government since 2003, the business was forced to pay 3% of annual turnover, a figure that was rumored by Democrats pretty hard for small enterprises, and then 2 years after their arrival Berisha's ruling përgjysmoi making 1.5% of annual turnover, which was based on the ex officio turnover and where business pay about 35,000 lek per year. Local tax reduction was also part of the mayor's campaign Basha. And he promised reduction, but actually, now after removing the declaration and supporting reference value than conducting a business turnover per year, small business pays almost 70000 thousand per year, approximately 50% more. Removing this tax as an initiative of the SP if it comes to power has been welcomed by small business, which complains about the decline in sales as a result of the crisis.