Problem situata energjetike - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Edhe pse reshjet e shiut gjate ditëve të fundit kanë qenë të konsiderueshme, kjo nuk ka përmirësuar aspak situatën hidrike në hidrocentrale. Sipas burimeve zyrtare nga KESH, hidrocentrali i Fierzës vijon të mbetet i stakuar në mënyrë që të mos kalojë pikën kritike dhe pjesa më e madhe e nevojave të vendit për energji plotësohet nga prodhimi i Hec-it te Komanit dhe Vaut te Dejes.
Sipas Korporatës Elektroenergjitike niveli i konsumit mbetet 19 milionë kilovat orë në ditë, dhe fatura që duhet të paguajë çdo ditë kesh për pjesën e importit shkon mesatarisht 500 mijë euro. Aktualisht Fierza ka arritur në kuotën e 268 metrave, ndërkohë që komani dhe vau i dejës nuk kanë patur asnjë përmirësim, pasi që të dy janë në gjendje pune. Disa javë më parë qeveria i kaloi KESH-it një kredi prej 50 milion eurosh për blerjen e energjisë edhe për pjesën që i takon CEZ-it. Kjo situatë ka bërë që enti rregullator të marrë nën shqyrtim edhe mundësinë e heqjes se licencës për kompaninë e shpërndarjes. Negociatat me këtë kompani po zhvillohen në ministrinë e ekonomisë. Ndërkohë te hënën në një mbledhje tjetër, ERE ka deklaruar se do të marrë një tjetër vendim për të gjobitur kompaninë çeke, për të dytën herë brenda pak kohëve, për ndërprerjen masive të energjisë elektrike, në zonat të cilat nuk janë 100% debitorë,duke kërkuar mos ndëshkim kolektiv.

Although rainfall during the last few days have been significant, it has not improved the situation at all hydro plants. According to official sources from KESH, Fierza hydropower remains stakuar in order not to exceed the critical point and the bulk of the nation's energy needs met by the production of HPP Koman and Vau Dejes.
According to Corporate Power consumption level remains 19 million kilowatt hours per day, and the bill to be paid cash every day for the import takes an average of 500 thousand euro. Currently Fierza reached the quota of 268 meters, while the Koman and Vau i Dejës not had any improvement, since both are in working condition. A few weeks ago the government passed KESH a loan of 50 million euros for the purchase of energy for the portion from CEZ. This situation has caused the regulator to take under consideration the possibility of abolishing the license distribution company. Negotiations with the company are held in the Ministry of Economy. Meanwhile on Monday in another meeting, ERE has said it will take another decision to fine the Czech company, for the second time in a few times, for mass termination of electricity, in areas which are not 100% in debt, asked not to collective punishment.