Zone e Ndaluar - 5 Nentor 2012 - Vizion Plus - Dossier

2015-11-22 1

Dy anët e një lufte

https://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage

Në 28 Tetor, 1940, Italia Fashiste, sulmoi Greqinë. Pas 6 muajsh luftë, sulmesh e kundërsulmesh, shumica e të cilave në territorin e Shqipërisë Jugore, ushtria greke fitoi.
Për grekët kjo është një ditë e shënuar që shënon fillimin e fitores mbi fashistët italianë dhe të parën fitore ngaj Boshtit Nazifashist në Luftën e Dytë Botërore.
Për shumë shqiptarë, qarqe nacionaliste greke e kanë shfrytëzuar këtë përvjetor, për më shumë se kaq: duke e paraqitur si një betejë për Vorio Epirin, për lirinë e të cilit ushtarët helenë kanë dhënë jetën.
Pothuajse për çdo vit, këto dy qëndrime janë bërë shkak konfliktesh dhe përplasjes mes palëve.
Në jemi munduar të kuptojmë pse i shpalli Musolini luftë Greqisë? Pse kjo luftë u maskua me idenë e krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe me kthimin e Çamërisë? Cili qe roli i dy batalioneve shqiptare "Taraboshi" dhe "Tomorri" në këtë betejë? Dhe pse Greqia vazhdon të quajë këtë - si një sulm nga Shqipëria,- pavarësisht se ai u bë nën bekimin e një qeverie Kuislinge?
Pikërisht për tu thelluar mbi këtë debat ZN i është rikthyer edhe njëherë kësaj ngjarjeje të 6 dekadave më parë në dok "Dy anët e një lufte"