AK: Imami po hetohet ne SHBA - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar trafikun e armeve qe kryhet nga ministri i mbrojtjes Arben Imami duke përdorur si reference edhe hetimet qe shtetet e bashkuara kane nisur per këtë çështje. Sipas Ak ndihmës Prokurorja shtetërore e Majamit në Shtetet e Bashkuar të Amerikës ka hapur hetimet ndaj kompanive Montenegro Defense Indystry, MEIKO nga Shqipëria dhe Sentri Arms INC, qe lidhet me shkeljen e embargos së tregëtisë së armëve të prodhuara në Kine.
"Aleanca Kuq e Zi prej dy muajsh ka publikuar dosjen e aferave korruptive të ministrit të mbrojtjes Arben Imami dhe ka kërkuar që ky shtetas të ulet në bankën e të akuzuarit nga Prokuroria Shqiptare. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe duket se tanimë është momenti I duhur që Prokuroria Shqiptare të ndalojë Arben Imamin, në mënyrë që t'I lehtesojë punën Ndihmës Prokurores së shtetit të Majamit në SHBA për të zbardhur skandalet ndërkombëtare të ministrit të mbrojtjes. Është paradoksale që për një skandal kaq të madh hetimi të nisë fillimisht nga Prokuroria e një shteti të huaj dhe jo nga prokuroria shqiptare". Sipas AK dokumentacioni i hartuar Prokuroria e Majamit tregon qarte itenerarin e tregtimit të armëve të prodhuara në Kinë, te cilat kalojnë në Shqipëri, eksportohen në Malin e Zi, prej këndej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me destinacion përfundimtar Meksikën. Saktësisht bëhet fjalë për 30 mijë pushkë të prodhimit kinez të markës "MODEL 53".

Red and Black Alliance denounced the arms traffic carried out by Defence Minister Arben Imami using as reference the United States have launched investigations on this issue. According Ak assistant state prosecutor of Miami in the United States of America has opened investigations against companies Montenegro Defense indystry, MEIKO Albania and Sentri Arms INC. relating to the violation of trade embargo of weapons manufactured in China."Red and Black Alliance for two months has published file corruption affairs Defence Minister Arben Imami and has asked the citizens to sit on the dock of the Prosecution Office. This has not happened and it seems that now is a good time for Prosecution Office to stop Arben Imami, in order to ease the work of Miami Assistant State Attorney in the U.S. to shed light on international scandals defense minister. It is paradoxical that so great a scandal initially launch investigation by the prosecution of a foreign state and not from the Albanian prosecution. "According to AK design documentation Miami prosecution clearly shows trading itinerary weapons manufactured in China, which pass through Albania, Montenegro exported from here in the United States of America with Mexico's final destination. Exactly it is about 30 thousand Chinese production rifle brand "MODEL 53".

Free Traffic Exchange