Qeveria e Maqedonisë pritet t'u nënshtrohet ndryshimeve javët në vijim. Mediat maqedonase paralajmërojnë se partitë e koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE dhe BDI tashmë kanë rënë dakord për ndryshime në kabinet. Marrëveshja mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, vjen pasi një pjesë e ministrave pritet të jenë candidate në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Brenda BDI-së përfliten dy emra të mundshëm si kandidatë për zgjedhjet lokale.
Zëvendëskryeministrja për Integrimet Europiane, Teuta Arifi shihet si kandidate e mundshme për komunën e Tetovës, ndërsa ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti si kandidat për komunën e Sarajit të Shkupit. Edhe VMRO-DPMNE planifikon që disa nga ministrat e saj të jenë të përfshirë në garë për komuna. Ndër emrat më të përfolur është ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska dhe ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska. Me këto ndryshime, dy partitë e koalicionit do të bëjnë rotacione të ministrive, me me BDI-në që do të marrë drejtimin e dy posteve të tjera, duke i këmbyer me VMRO-DPMNE. Sipas mediave të shtetit fqinj, BDI mund të rikthehet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Macedonian government is expected to undergo changes following weeks. Macedonian media warn that the ruling coalition parties VMRO-DPMNE and DUI have already agreed to changes in the cabinet. The agreement between the Prime Minister Nikola Gruevski and DUI leader Ali Ahmeti, comes as a part of the ministers are expected to be candidates in the local elections of 2013. Within DUI përfliten two possible names as candidates for the local elections.Deputy Prime Minister for European Integration, Teuta Arifi seen as a potential candidate for the municipality of Tetovo, and the Minister of Justice, Blerim Bexheti as a candidate for the municipality of Saraj, Skopje. VMRO-DPMNE plans for some of its ministers to be involved in the race for the municipality. Among the most talked about names is the Minister of Culture, Elizabeth Kanceska and Minister of Interior, Gordana Jankulovska. With these changes, the two coalition parties will make rotations of ministries, with DUI who will take the lead of two other positions, by exchanging with VMRO-DPMNE. According to state media door, DUI can be recovered in the direction of the Ministry of Education and Science.