Reagimet për vdekjen e Bejkos - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 6

Partia Demokratike ka reaguar per vdekjen e Lirak Bejkos duke deklaruar se kryeministri Berisha, ka marrë përsipër kthimin e trupit te tij ne shtëpi.
Por dhe pse i ka shprehur ngushëllime familjes së tij, PD nuk ka kursyer akuzat ndaj grevës se organizuar prej tyre, duke e quajtur serish te inspiruar nga kryetari i PS-së Edi Rama. "Kjo dramë u finalizua sërish nga Z. Rama dhe kupola e PS me organizimin kundrejt pagesës për qëllime politike të grevës, vendosjes në krye të saj të kriminelëve dhe terroristëve si Tufa dhe Shqevi, djegies për së gjalli për qëllime politike nga Perikli Shqevi të Gjergj Ndrecës, selektimit mbi bazën e kartelës shëndetësore të të ndjerit Lirak Bejko dhe dërgimit direkt te ai me shishet e ujit të shishes së benzinës, duke besuar se flakët që do digjnin trupin e tij do shndërroheshin në vota për karrigen e Ramës". Pas kësaj deklarate kryetari i PS Edi Rama ka reaguar duke shkruar në Twiter se ndjen neveri për fjalët e thena mbi vdekjen tragjike te Lirak Bejkos - viktimës se pafajshme te arrogancës dhe indiferencës shtetërore. Ndërkohe partia Socialiste në reagimin zyrtar pohon se tragjedia mund te ishte shmangur nëse qeveria do te dialogonte me ta duke hedhur poshtë deklaratat për greve politike. Ndersa keti Bazhdari eshte shprehur: "Liraku nuk kishte asnjë nga cilësimet e kryeministrit, e aq më pak të ishte një njeri i paguar që kish marrë përsipër misionin për të zbritur Sali Berishën nga kali. Sot qeveria e kryeministri e përfunduan punën e nisur nga regjimi komunist duke mos i dhënë Lirakut as drejtësi e as mundësinë për t'u dëgjuar. Lirak Bejko u nda nga jeta duke u bërë shqiptari i 31 që humb jetën për shkak të arrogancës dhe degradimit moral të pushtetit të Sali Berishës". Spartak Ngjela, aleat i PS i ka bërë thirrje opozitës të organizojë një funeral madhështor ndërsa Kurt Kola kishte një apel për drejtuesin e institutit te ish te përndjekurve, për të liruar sallën ditën e homazheve. Edhe FRD-ja nga Berati ka mbajtur një minute heshtje ne nderim te Lirak Bejkos. Kryetari Bamir Topi ka deklaruar se Bejko ishte i përndjekur si ne diktature dhe ne tranzicion, ndërsa i ka cilësuar politikanet e PD dhe PS zvarranike para zgjedhjeve dhe luanë pas tyre.