Vdes ne Itali Lirak Bejko - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 7

23 dite pas vetedjegies ne shenje proteste ndaj heshtjes se qeverise për dëmshpërblimin financiar, ish i burgosuri politik, Lirak Bejko, pjese e grevës se urisë, ka ndërruar jete ne Itali. Te afërmit e tij konfirmuan se Bejko u shua rreth orës 11 te paradites se te premtes, ne një spital ne qytetin e barit, ku ai ndodhej prej shume ditësh nen trajtim te specializuar mjekësor.
Te afërmit e ish grevistit te urisë sqaruan se shkak i vdekjes ka qene përkeqësimi i gjendjes shëndetësore për shkak te plagëve te renda nga djegia si dhe për shkak te shëndetit te rrënuar qe ka patur Bejko pasi ai ka qene tre here i shtruar me diagnozën e tuberkulozit. Ngjarja ka shokuar familjen e tij ne Tirane, bashkëshorten dhe dy vajzat, te cilat jetojnë ne një banese te thjeshte me qera. Ndarja nga jeta ka tronditur edhe ish grevistet e tjerë, veçanërisht Gjergj Ndrecen, te parin qe shkoi drejt vetëflijimit duke u djegur me benzine. Ndreca kërkon nga ndërkombëtaret qe te ndërhyjnë për zgjidhjen e çështjes se tyre. Lirak Bejko e ndërmori aktin ekstrem ne datën 10 tetor, ne kohen kur greva e urisë se ish te përndjekurve politike ishte ne kulmin e saj. Ashtu si Gjergj Ndreca, edhe Lirak Bejko u lye me benzine pranë ambienteve te grevës dhe i vuri flaken vetes, pasi qeveria, madje edhe presidenti, refuzuan qe te bëheshin pjese e zgjidhjes për marrjen e plote te kësteve te dëmshpërblimit financiar. Menjëherë ne ndihme te tij shkuan disa persona, por plagët ishin te renda. Dy dite pas aktit ekstrem, me ndërhyrjen personale te kryetarit te Partisë Socialiste, Ndreca dhe Bejko u nisen përkatësisht ne Greqi dhe Itali për kurim me te specializuar. Gjergj Ndreca u kthye me pas ne Tirane, ndërsa fatkeqësisht Bejko humbi jetën për shkak te komplikacioneve.