Mazhoranca tërhiqet nga kompromisi i dhëne gjate hartimit te projektligjit për mediat audiovizive, gjate shqyrtimit te nismës ne Komisionin parlamentar te medias. Ne emër te shumicës Mark Marku u shpreh se anëtari i 7 i AMA-s, nuk mund te zgjidhet sipas formulës për te cilën është rene dakord paraprakisht, por përjashtoi shortin ne procesin e zgjedhjes nëse nuk arrihet konsensusi. Kryetarja e Komisionit te medias Valentina Leskaj u shpreh se drafti është hartuar me ekspertizën e 4 institucioneve te rëndësishme evropiane. Sipas saj, formula e kompozimit te KQZ aktuale qe propozon mazhoranca, nuk garanton pavarësinë e institucionit qe do te mbikëqyre mediat. Duke ftuar mazhorancen te depozitoje me shkrim propozimin për formulën e zgjedhjes se AMA-s, socialistja Leskaj propozoi qe ne mungese te konsensusit, anetari i 7 te votohet ne parlament me shumice te cilësuar. Neni tjetër i debatueshëm mes palëve, qe u rikthye për diskutim tek relatorët është kuorumi ne mbledhjet e AMA-s. Opozita mbështet variantin e shkruar ne projektligj, qe mbledhjet te zhvillohen vetëm ne praninë minimalisht te 5 anëtareve, çka shmang vendimmarrjen e njëanshme ne këtë organ. Por te djathtët kërkojnë amendimin e nenit, duke këmbëngulur tek vlefshmëria e mbledhjes me 4 anëtare.