Korrupsioni dhe krimi i organizuar ne Kosovë e ka bere ineficente edhe ndihmën e Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit.
Ky eshte konkluzioni i gjykatës Evropiane te Auditorëve, institucioni qe vlereson progresin e asistencës se unionit per punet ligjore, ne raportin e publikuar se fundmi me titull "Mbështetja e Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit ne Kosove". Ne kete dokument thuhet se edhe pse BE-ja ka ndihmuar përmes Eulex-it ne ndërtimin e kapaciteteve, sidomos ne fushën e doganave, policise dhe gjyqësorit, ajo ka patur nje sukses te pjesshëm. Kjo, evidenton dokumenti, ka ndodhur per shkak te krimit te organizuar dhe korrupsionit te larte ne shtetin me te ri ne Ballkan. Raporti thekson se gjyqësori vijon te vuaje nga ndërhyrjet politike dhe mungesa e transparencës ndersa ka nje mangësi te konsiderueshme ne kapacitetin e kufizuar per te mbrojtur dëshmitaret kyç. Pas shpalljes se pavarësisë, Bashkimi Evropian ka ndihmuar Kosovën per ndërtimin dhe konsolidimin e sistemit te drejtësisë, qe perben nje nga sektorët kyç per integrimin e këtij shteti ne union.
Corruption and organized crime in Kosovo has become inefficient European Union aid for the rule of law.
This is the conclusion of the European Court of Auditors, the body which assesses the progress that union assistance for legal affairs, in the recently published report entitled "European Union support for the rule of law in Kosovo." In this document states that although the EU has helped through EULEX capacity building, especially in the field of customs, police and the judiciary, it has been a partial success. This identifies the document, occurred due to high corruption and organized crime in the new state in the Balkans. The report states that the judiciary continues to suffer from political interference and lack of transparency, while there is a significant deficiency in the limited capacity to protect key witnesses. After the declaration of independence, the European Union has helped Kosovo to the construction and consolidation of the system of justice, which is one of the key sectors for the integration of this state in the union.