Si u vodhën 4 mln € online? - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 3

Sektori i krimeve kompjuterike ne policinë e shtetit ka mundur te zbuloje te plote skemën se si funksiononin hakersat shqiptar ne grabitjen e llogarive te bankare te klientëve te ndryshëm ne bankat e SHBA dhe te vendeve te BE. Sipas hetimeve ka rezultuar se fillimisht personat hapnin llogari bankare ne bankat e nivelit te dyte ne Shqipëri ne emër te tyre apo te ndonjë prej shokëve. Me pas ndërhynin në të dhënat dhe sistemet kompjuterike të shtetasve të ndryshëm në rrjetin social "Facebook" apo rrjete të tjera kompjuterike duke u vjedhur te dhënat e kartës se kreditit, dhe po me ane te programeve kompjuterike bënin te mundur bllokimin numrin e telefonit te klientit, ne mënyre qe banka te mos telefononte. Pasi kryenin te gjithë këtë procedure hakersat kryenin transferta të paligjshme bankare në drejtim të llogarive të poseduara prej tyre për përfitimin e shumave të parave. Dyshohet se personat e arrestuar ne Shqiperi jane pjese e grupeve ndërkombëtar te hakersave, me te cilët kane krijuar kontakte me ane te forumeve te ndryshme. Policia bën te ditur se personat qe kryenin këtë veprimtari nuk kane qene te arsimuar ne këtë fushe, por janë te apasionuar ne krime kibernetike. Nga shuma prej 4 milion euro qe është grabitur ne këtë mënyre nga bankat ne Shqipëri kane rezultuar se hakersat shqiptare kane përfituar vetëm 20 mije euro. Pas ndryshimeve te fundit ne kodin penal mbi te arrestuarit rendojnë disa akuza si "Mashtrimi kompjuterik", "Hyrja e pautorizuar kompjuterike", "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike" dhe "Keqpërdorimi i pajisjeve" parashikuar vepra te cilat parashikojnë dënime nga 5 deri ne 15 vite burg. Ne shtëpinë e Ilir Lajthise nuk pranojnë te prononcohen për akuzat ndaj tij. Por e motra jashtë kamerës hedh dyshimet se emri dhe adresa e tij mund te jete shfrytëzuar nga persona te tjerë. Sipas saj Ilir Lajthia është me tete klase shkolle dhe internetin e përdorte thjesht faqen e Facebook-ut apo për te chattuar. Prej kohesh Lajthia ka qene i papune.

Computer Crimes Division in the state police has been able to reveal the full scheme as a function Albanian hakersat in robbery of bank accounts to different clients in the banks of the U.S. and EU countries. The initial investigation has found that people initially open a bank account in the second-tier banks in Albania on behalf of them or any of their friends. Then interfere with the data and the computer systems of different nationals in social network "Facebook" or other computer networks being stolen credit card data, and through computer programs make it possible to block the client's phone number , so that the banks do not call. Once you do all this procedure hakersat commit illegal transfers bank accounts direction possessed by them for the benefit of amounts of money. Suspected persons arrested in Albania are part of international groups hakersave, who have established contacts through various forums. Police do know that people who carry out this...