BB: Biznesi ne Shqipëri - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Shqipëria ka humbur dy vende në klasifikimin e përgjithshëm të raportit vjetor "Doing Business", të publikuar nga Banka Botërore. Sipas këtij raporti, vendi ynë ka shënuar progres në disa tregues të rëndësishëm, por ka ende vend për përmirësime. Banka Botërore e rendit Shqipërinë në vendin e 85-të nga 185 vendet e përfshira në klasifikimin e përgjithshëm.
Ky raport merr në konsideratë rregulloret e vendosura nga qeveritë që ndihmojnë apo pengojnë zhvillimin e biznesit në një vend. Sipas dokumentit, një nga arsyet kryesore për këtë rënie të lehtë të Shqipërisë, janë hapat e shpejtë të ndërmarra nga vendet e tjera në drejtim të reformave. Shqipëria ka shënuar përparime në treguesin e regjistrimit të pronave, duke vendosur afate kohore për regjistrimin e një titulli të pronësisë. Megjithatë në treguesin e lejeve të ndërtimit Shqipëria radhitet e fundit në klasifikimin e këtij raporti të Bankës Botërore dhe kjo, për arsyen se në tre vitet e fundit, nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi në Tiranë. Një tregues tjetër ku çalon Shqipëria, por edhe gjithë rajoni i Ballkanit është ai i energisë, një kriter i ri i futur në raportet e dy viteve të fundit e që mat lehtesinë në procesin e sigurimit të energjisë elektrike për një biznes. Sipas zyrtarëve të Bankës Botërore, puna që po bën qeveria shqiptare për të lehtësuar procesin e pagesave të taksave është inkurajuese. Në rajon, Serbia përmendet si vendi që ka shënuar më shumë progres në raportin e këtij viti, ndërsa Shqipëria paraqitet më mirë sesa Bosnje-Hercegovina. Raporti vjetor i Bankës Botërore, "Doing Business", i klasifikon vendet sipas 10 treguesish, ku përfshihet shpejtësia e regjistrimit të një biznesi, shlyerja e taksave, regjistrimi i pronës, tregtia ndërkufitare si dhe zbatimi i kontratave.

Albania has lost two places in the overall annual report "Doing Business", published by the World Bank. According to the report, the country has made ??progress in some key indicators, but there is still room for improvement. The World Bank ranks Albania in 85th place out of 185 countries included in the general classification.
This report takes into account the regulations imposed by governments that help or hinder business development in a country. According to the document, one of the main reasons for this slight decrease in Albania, are quick steps taken by other countries in terms of reforms. Albania has made ??progress in registering property indicator, setting deadlines for the registration of a property title. However, building permits pointer Albania ranks last in the classification of the World Bank report and this, for the reason that in the last three years, there has been no building permits in Tirana. Another indicator that is lacking Albania but the whole Balkan region is that energize, a new criterion introduced in the last two years reports that measures the ease in the process of providing electricity for a business. According to World Bank officials, the work of the Albanian government t...