Privatizimi i Albpetrol-it - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Ministria e Ekonomisë ende nuk ka filluar negocimin e kontratës për privatizimin e kompanisë Albpetrol. Sipas burimeve zyrtare nga kjo ministri, kontrata do të fillojë që të diskutohet në datë 23 tetor e sipas procedurave parashikohet që të zgjasë 1 muaj. Zyrtarë nga ministria e Ekonomisë shprehen se për shkak të komplikacioneve që ka kontrata, përpilimi i saj mund të përfundojë vetëm në fund të këtij viti. Gjatë kësaj jave kompania "Vetro Energy" arriti që të depozitojë në bankë shumën 20% të vlerës së Albpetrol, gjë e cila i hapi rrugë edhe negociatave të kontratës. Tashmë qeveria ka të mbyllura në bankë 170 milion euro, por këto para nuk mund të përdoren deri në miratimin përfundimtar të shitjes nga ana e parlamentit. Ministria e Ekonomisë nisi para një viti procedurat për shitjen e Albpetrol-it, ku tenderi u fitua nga kompania "Vetro Energy" me ofertën 850 milion euro. Paratë që do të vijnë nga ky privatizim pritet që të përdoren në buxhetin e vitit të ardhshëm.

The Ministry of Economy has not yet started negotiations on the contract for the privatization of Albpetrol. According to official sources from the ministry, the contract will start to be discussed on 23 October of the procedures expected to last 1 month. Officials from the Ministry of Economy said that due to complications that its drafting contracts can be completed only at the end of this year. During this week the company "Energy VETRO" failed to deposit in the bank amount 20% of the Albpetrol, which paved the way for contract negotiations. Already the government has closed the bank 170 million, but that money can not be used until the sale final approval by parliament. Ministry of Economy launched a year ago for selling procedures Albpetrol, where the tender was won by the company "Energy VETRO" 850 million euro bid. The money will come from this privatization is expected to be used in next year's budget.