Daçiç: Jo BE-së në kembim të Kosovës - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Serbia nuk mund të kalojë linjat shtetërore dhe kombëtare për të hyrë në Bashkimin Evropian, ka deklaruar për "Vecernje Novosti" kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç. "Ne duam të vazhdojmë dialogun me Prishtinën, i duam integrimet në BE, por jo me çmimin që të mbesim pa shtet dhe pa dinjitetin thelbësor. Një gjë të tillë nuk do ta pranonte askush në Evropë dhe as botë", ka thënë Daçiç. Sipas tij, Serbia nuk heq dorë nga integrimi evropian, por, në të njëjtën kohë, nuk mund të miratojë formulimin e Brukselit që "cenon integritetin territorial të Serbisë". "I bëj thirrje Brukselit të mos na vërë para dilemës 'Kosova ose BE-ja', sepse nuk mund të heqim dorë nga vetja dhe shteti ynë", ka thënë Daçiç. Në raportin e publikuar ditë më parë, zyrtarët evropianë kanë kërkuar nga Serbia që të respektojë integritetin territorial të Kosovës, si kusht për të avancuar drejt BE-së.

Serbia can not pass state and national lines to enter the European Union, said the "Vecernje Novosti" Prime Minister of Serbia, Ivica Dacic. "We want to continue the dialogue with Pristina, want EU integration, but not at the price to remain stateless and without essential dignity. Such a thing would not accept one in Europe and even the world, "said Dacic. According to him, Serbia does not renounce European integration, but at the same time, can not adopt the formulation of Brussels that "violates the territorial integrity of Serbia." "I urge Brussels not make us money dilemmas 'Kosovo or the EU', because you can not give up on ourselves and our country," said Dacic. In a report published the day before European officials have asked Serbia to respect the territorial integrity of Kosovo, as a condition to advance towards the EU.