Policia e Kosovës ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një granatë dore që ishte vënë para ambienteve të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë. Granata u gjet sot në mëngjes nga një zyrtar i Ministrisë. Për 20 minuta të gjithë punonjësit e këtij dikasteri dolën jashtë godinës, derisa në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe zjarrfikësit. Sipas zyrtarëve të Ministrisë kosovare të Tregtisë dhe të Industrisë, nga shpërthimi i granatës nuk ka pasur asnjë të dëmtuar dhe pas kësaj, të gjithë i janë kthyer punës. Ende nuk dihet se kush e ka vendosur këtë lëndë plasëse dhe për çfarë arsyesh. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ku pritet që një ndihmesë të madhe të japin edhe kamerat e sigurisë. Megjjithatë, sipas autoriteteve, ende ështe shpejt për të thënë se kush janë të dyshuar. Në një komunikatë për mediat, Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë së Kosovës ka dënuar aktin, duke thënë se mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave, për përmirësimin e ambientit për të kryerjen e biznesit, si dhe rritjen e transparencës e llogaridhënies.
Kosovo Police detonated in a controlled manner a hand grenade that was put in front of the premises of the Ministry of Trade and Industry. Granata was found this morning by a Ministry official. For 20 minutes all the employees of this department walked out of the building, while at the scene police and firefighters arrived. According to officials of the Kosovo Ministry of Trade and Industry, the grenade explosion, there was no damage and after that, all i have returned. Still do not know who placed the explosives and for what reasons. Police have launched an investigation to shed light on the event, where it is a major contribution to provide both security cameras. Megjjithatë, according to authorities, is still early to say who they are suspected. In a statement to the media, the Ministry of Trade and Industry of Kosovo condemned the act, saying it remains committed to the continuation of reforms to improve the environment for doing business, as well as increasing transparency and accountability.