Daçiç: Jemi gati për dialog - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Një ditë pasi Komisioni Europian kushtëzoi procesin eurointegrues të Serbisë me përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore me Kosovën, kryeministri serb Ivica Daçiç deklaron se Beogradi është i gatshëm për dialog politik dhe teknik me Prishtinën. Mirëpo, sipas Daçiç, Serbia nuk mund të pranojë kushtet që nënkuptojnë njohje të pavarësisë së Kosovës. Komentet e shefit të qeverisë serbe, erdhën pas një takimi me komisionerin e KE-së për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili zhvilloi një vizitë në Beograd. "Komisioneri për zgjerim më tha se nuk ka kushte të reja për vazhdimin e bisedimeve dhe anëtarësimin e Serbisë në BE dhe se dialogu, nëse Serbia merr pjesë në të, do të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës". Daçiç u shpreh se pret mirëkuptim nga Bashkimi Europian për problemet specifike me të cilat përballet Serbia, të ngjashme me Kosovën. Në një dokument të Komisionit Europian, të publikuar të enjten, është theksuar nevoja që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës. Mirëpo, Daçiç ka theksuar se një kërkesë e tillë kërcënon vazhdimin e dialogut.

A day after the European Commission conditioned Serbia's EU integration process with improved neighborly relations with Kosovo, Serbian Prime Minister Ivica Dacic stated that Belgrade is ready for political and technical dialogue with Pristina. However, according to Dacic, Serbia can not accept terms that imply recognition of Kosovo's independence. Serbian government chief's comments came after a meeting with EC Commissioner for Enlargement, Stefan Fule, who paid a visit to Belgrade. "Enlargement Commissioner said that no new conditions for the continuation of Serbia's EU membership talks and dialogue, if Serbia participates in, will be neutral to the status of Kosovo". Dacic said he expects understanding from the European Union for specific problems facing Serbia, similar to Kosovo. In a European Commission document, released Thursday, noted that Serbia needs to respect the territorial integrity of Kosovo. However, Dacic said that such a requirement threatens the continuation of the dialogue.

Free Traffic Exchange