Parlamenti ka nisur me debate për ish te përndjekurit, ndërkohë qe nje pjese e tyre protestonin jashte salles, ndersa te tjeret vazhdojnë greven e urise. Ne fjalen e tij kryeministri Berisha ka argumentuar se kjo kategori e ka marre shpërblimin, pasi deri tani iu jane dhene mbi 100 milion dollare. "Vetem ata qe jane ne greve, kane marre 400 mije dollare. Ai qe u dogj per kauzen tuaj (PS), ka privatizuar fabrikën ne Laç, iu dha kredi per fermen e derrave. Zjarrvënësi, ka dy emra. Nuk eshte Shtjefni, po "Shqefi", drejtësia do saktësoje aktin e djegies. Ata jane politike, se ne mediat e kontrolluara nga opozita, thane se s'ka marre asnje leke nga qeveria. E kemi shpërblyer diten e burgut me 18.6 dollare. Ju, u dërgoni shishe benzine atyre. Mos nisni me benzine. U bej thirrje familjareve, t'i tërheqin njerezit nga greva. Ata kerkojne rrezimin e armikut Berisha, e une u jap te drejte. Ata jane 20 greviste, por ne Shqipëri jane 10 500 te përndjekur, do trajtohen njelloj". Shefi i qeverise, përsëriti se nuk mund te kete negociata me ish te përndjekurit qe jane ne greve qartësisht politike. Gjithashtu debate te ashpra ka pasur edhe mes kryetares se Kuvendit dhe ish-kryeministrit socialist, deputetit opozitar Pandeli Majko, per përshkallëzimin e greves se ish te përndjekurve politike. Sipas Majkos dita e djeshme, nuk ishte e lumtur per shkak te marrjes se statusit kandidat, por e zymte sepse nje tjeter grevist u vetëdogj me benzine pasi qeveria ka injoruar kërkesat e tyre. Gjate fjales ne Kuvend kryeministri Berisha u ndal gjate ne perpjekjet, sipas tij te mundimshme, per te marre statusin kandidat megjithese te kushtëzuar. Ai renditi gjithe investimet e kryera ne keto 7 vite qeverisje, duke theksuar se ishin ato qe mundësuan statusin. Ketu, zoti Berisha nuk i kurseu akuzat per qëndrime bllokuese, sipas tij, mbajtur nga opozita. Pyetjeve te deputetit balla ne salle, per aferen me token e kompleksin partizani dhene dhenderit te tij, Berisha iu pergjigj me sulme personale per implikim ne trafik. Per ngerçin me qarkun e Fierit, qe ka bllokuar votimin e ligjit per gjykatën e Larte, kryeministri tha se zgjidhja eshte mocioni per këshilltarët ne njesite vendore.
Parliament began debate on the persecuted, while some of them protested outside the hall, while others continue their hunger strike. In his speech, Prime Minister Berisha has argued that this category has received the reward, because until now they have been given over 100 million dollars.
"Only those who are on strike, received 400 thousand dollars. He was burned for your cause (PS), privatized in Lac factory, was given credit for pig farm. Arsonists, has two names. Is not Stephen, "Shqefi" justice shall specify the act of burning. They are political, in the opposition-controlled media, said that does not receive any government lek. We have awarded the prison day to 18.6 dollars. You send them petrol bottles. Do not start with petrol. I call family, to attract people from the strike. They demand th...