Sequi: Integrimi do dialog
Ambasadori i Bashkimit Evropian ne Tirane Ettore Sequi dorëzoi tek krerët me te larte te shtetit dokumentin qe përmban progres-raportin e Komisionit Evropian, ku analizohet plotësimi i rekomandimeve përgjatë vitit te fundit. Diplomati i Evropian kërkoi plotësimin e 3 reformave te lëna si kusht deri ne muajin dhjetor, çka do te çonte ne vendimmarrje pozitive nga vendet anëtare te BE. Shefi i ekzekutivit e cilësoi dokumentin e dorëzuar nga Komisioni Evropian, si me historikun për vendin. Zoti Berisha premtoi plotësimin e rekomandimeve ne kohe, duke besuar tek marrëveshjet me opozitën. Ai tha se me organizimin e procesit te ardhshëm elektoral, qeveria do te provoje se e meriton hapjen e negociatave për anëtarësim ne familjen evropiane. Raporti iu dorëzua edhe presidentit te Republikës, i cili i vlerësoi rekomandimet e mbetura si plotësisht të arritshme. Zoti Nishani shprehu bindjen se klasa politike do të vazhdojnë kontributin duke ndarë së bashku përgjegjësitë dhe frytet e suksesit. Ambasadori i BE ka patur takime te veçanta dhe diskutime mbi gjetjet e raportit, edhe me Ministrin e jashtëm Edmond Panariti, kreun e LSI ilir Meta, ndërsa te enjten ne mëngjes ka parashikuar një bisede me kreun e opozitës Edi Rama.
European Union Ambassador in Tirana Ettore Sequi delivered to the highest leaders of the state document that contains the progress report of the European Commission, which analyzed the fulfillment of recommendations over the last year. European diplomat urged completion of 3 leftovers reforms as a condition until December, which would lead to a positive decision by EU member states. Chief executive described the document submitted by the European Commission, as the history of the country. Mr. Berisha promised fulfillment of the recommendations in time, trusted to deal with the opposition. He said that the organization of the next electoral process, the government will prove that it deserves the opening of negotiations for membership in the European family. The report was submitted to the President of the Republic, who praised the outstanding recommendations as fully accessible. Mr. Nishani expressed his conviction that the political class will continue to contribute by sharing together the responsibilities and the fruits of success. EU Ambassador has had separate meetings and discussions on the findings of the report, with Foreign Minister Edmond Panariti, SMI leader Ilir Meta, and Thursday in the morning anticipating a conversation with opposition leader Edi Rama.