Remzi Hoxha, shtyhet pretenca - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Familjaret e biznesmenit te vrare Remzi Hoxha kërcënojnë se do te hakmerren sipas Kanunit nëse organet e drejtësisë shqiptare nuk do te ndëshkojnë personat qe kane rrëmbyer dhe me pas vrare biznesmenin shqiptaro maqedonas. Deklarata u be nga djali i Remziut, Ardian Hoxha pas seancës gjyqësore ku pritej qe prokuroria te paraqite konkluzionet përfundimtare për katër te akuzuarit.
Ndërsa bashkëshortja e biznesmenit te zhdukur tha se ndihej e zhgënjyer nga drejtësia për zvarritjen qe po behet prej vitesh këtij procesi. Dy jave me pare gjykata vendosi ti japë fund procesit gjyqësor për zhdukjen e Remzi Hoxhes dhe kërkoi nga prokuroria te paraqesë konkluzionet përfundimtare te gjykimit. Por megjithëse kërkoi 15 dite kohe për tu përgatitur, prokuroja e çështjes Elisabeta Ymeraj nuk u paraqit ne seancën e te premtes, gjë që ngjalli reagimin edhe te familjareve te biznesmenit, te cilët kishin mbërritur ne Gjykate qe ne orët e para te mëngjesit. Seanca e radhës u la për ne 16 tetor.

Relatives of murdered businessman Remzi Hoxha threaten to retaliate by Albanian Kanun if justice will not punish people who have abducted and then killed Macedonian Albanian businessman. The statement was made by the son of Remzi, Ardian Hoxha after the hearing which was expected that the prosecution presented the final conclusions for the four accused.
As the wife of missing businessman said he was disappointed by the delay that justice has been done for years this process. Two weeks ago, the court decided to end the trial for the disappearance of Remzi Hoxha and asked the prosecution to submit the final conclusions of the trial. But although requested 15 days to prepare, procure Elizabeth Ymeraj issue was not presented in the session on Friday, which triggered the reaction businessman's family members, who had arrived to the Court that in the early hours of the morning. Next session was left for 16 October.