Ka kaluar rreth 1 vit nga mbajtja e Censusit te përgjithshëm për regjistrimin e popullsisë ne Shqipëri, por ende rezultatet Finale nuk janë bere publike. 1 tetori 2012, është përcaktuar nga vete INSTAT, institucioni përgjegjës për regjistrimin e popullsisë, si data e shpalljes se rezultateve te anketimit. Por edhe pse ora ka kaluar 19.00 e mbrëmjes, nuk ka asnjë te dhëne. Ky është kalendari i botimeve, për vitin 2012, ku është parashikuar çdo publikim për periudhën ne vazhdim. INSTAT është mjaftuar me këtë njoftim qe gjendet ne faqen zyrtare te INSTAT ku deklarohet se dhënia e rezultateve është shtyre për ne dhjetor 2012 por pa sqaruar nëse ka te drejte ky institucion te caktoje vete një date tjetër për te publikuar te dhënat. Nga ana tjetër, edhe parlamenti shqiptar është i implikuar ne shkeljet qe po kryen INSTAT, për mos-publikimin e te dhënave te kohe. Programi i fundit 5 vjeçar i miratuar ne Kuvend, ka mbaruar ne fund te vitit 2011. Edhe pse kane kaluar 9 muaj, nuk është miratuar programi i ardhshëm. Ky është një detyrim qe rrjedh nga ligji për "për statistikat zyrtare", miratuar ne shkurt te vitit 2004. Ne nenin 6 te ligjit thuhet se "Kuvendi miraton programin e statistikave zyrtare, i cili mbulon periudhën e pese viteve kalendarike. Programi botohet ne Fletoren Zyrtare". Shqipëria realizoi Censusin, ose siç njihet regjistrimi i popullsisë, nga data 1 deri ne 21 tetor 2011, pavarësisht debatit te forte qe provokoi ky proces. Deri tani janë bere publike vetëm disa te dhëna paraprake, si numri i popullsisë dhe numri i banesave. Por ende publiku nuk njeh përgjigjet e pyetjeve te shume debatuara, si përkatësia fetare, etnia, apo kushtet social-ekonomike ne te cilat janë shqiptaret.
Spent about 1 year by keeping overall Census population census in Albania, but still Final results are not made ??public. 1 October 2012, is determined by its own INSTAT, the institution responsible for the census, as the date of announcement of the results of the survey. But even though time has passed 19:00 pm, there is no data. This is the publishing calendar for 2012, which is provided for each publication the following period. INSTAT is satisfied with this information is found in the official website of INSTAT stating that giving results is postponed to December 2012 but without clarifying whether this institution has the right to appoint him a date other published data. On the other hand, the parliament is implicated in violations being conducted by INSTAT, for non-disclosure of data with time. Last 5 year program approved by the Assembly, has finished in late 2011. Even though they have spent 9 months is not approved next program. This is an obligation that derives from the law on "Official Statistics", adopted in February 2004. In Article 6 of the law states that "the Assembly approves the program of official statistics, which covers the period of five calendar years. The program is published in the Official Gazette. "Albania realized Census, or known as ...