Rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit konsiderohet edhe nga banka e Shqipërisë, si më e madhja gjatë viteve të fundit. Ne një konference për shtyp, guvernatori i bankës qendrore Ardian Fullani, tha se nisur nga këto shifra pritet që në vijim aktiviteti ekonomik për vendin të jetë i ngadaltë, kjo pasi qeveria mbetet e kufizuar në lëvizjet e saj për shkak të nivelit të lartë të borxhit dhe ruajtjes së defiçitit.
Sipas guvernatorit Fullani, një tjetër problem shqetësues për ekonominë është edhe frenimi i konsumit, i cili ka gjasa të mëdha që të ndikojë në uljen e ritmit të rritjes ekonomike edhe për muajt që do të vijnë. Duke analizuar situatën, kreu i bankës shpjegoi se sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit vazhdojnë të shënojnë rënie, ndërkohë që në vijim priten edhe rezultatet e uljes së shpeshtë të normës së interesit që ka bërë banka gjatë këtij viti.
The decrease of revenue to the state budget is considered by the Bank of Albania, as the largest in recent years. In a press conference, the central bank governor Ardian Fullani, said that based on these figures are expected to follow the country's economic activity to be slow, this is because the government remains limited in its movements due to the high level of debt and maintaining the deficit.
According to the Governor, another concern is curbing consumer economy, which is most likely to affect the lower economic growth for months to come. Analyzing the situation, the head of the bank explained that the main sectors of the economy continue to decline, while the following expected results of frequent lowering the interest rate that has made ??the bank during the year.