Puna e bashkive, e paralizuar - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Shkollat e qyteteve juglindore te Ersekës dhe Maliqit këtë dimër nuk do te kenë ngrohje, pastrim dhe as investime për ambientet. Varrezat kane mbetur pa mirëmbajtje, e po ashtu kanalizimet dhe çdo shërbim tjetër i këtyre njësive vendore. Bllokimi i granteve nga Ministria e Financave për shkak te borxhit qe ujësjellësit i kane kompanisë "CEZ", ka paralizuar jetën dhe veprimtarinë e pushtetit vendor. Kreu i Bashkise se Ersekës e cilëson absurd këtë bllokim, edhe pse me herët fatura prej 35 milion lekesh ishte vendosur te subvencionohej nga Ministria e Punëve Publike. Edhe me kaotike është situata ne Bashkine e Maliqit. Ndonëse qeveria i ka bllokuar 17 milion leke, kreu i Bashkise deklaron se Ujësjellësi nuk punon me energji elektrike dhe pushteti vendor nuk ka asnjë fature ndaj kompanisë "CEZ". Bashki e komuna te tera te djathta e te majta janë thuajse inekzistente. Kolapsi financiar qe ka mbërthyer e pushtetet vendore po reflektohet ne jetën e qytetareve te cilëve u mungon çdo shërbim ne qytet apo komuna.

Southeastern city schools Erseka and Maliq this winter will not have heating, cleaning or investment environments. Cemeteries are left without maintenance, sanitation and also any other of these local units. Block grant from the Ministry of Finance because water debt have company "CEZ" has paralyzed life and activity of local government. Hall head Erseka considers absurd this deadlock, although earlier bills of 35 million lek was located subsidized by the Ministry of Public Works. Even with the chaotic situation in the Municipality of Maliq. Although the government has blocked 17 million lek, the head of the Municipality stating that Water does not work with electricity and the local government has no invoice to the company, "CEZ". Municipalities and communes tera right to left are almost nonexistent. Financial collapse that has gripped local governments is reflected in the lives of citizens who lack any service in the city or municipality.

Free Traffic Exchange