Ambasadori i Bashkimit Evropian ne Tirane, Ettore Sequi, është takuar paraditen e se hënës me kreun e opozitës, Edi Rama. Pas një takimi rreth 40 minuta ne selinë roze, Sequi u shpreh se u diskutuan një sere çështjesh, si: marrja e statusit te vendit kandidat, ligji për Gjykatën e Larte, si dhe integrimi ne Bashkimin Evropian. Diplomati i BE u shpreh me nota optimiste pas takimit dhe i bindur se klasa politike shqiptare do te gjeje gjuhen e përbashkët për te miratuar reformat e rëndësishme. "Takimi ishte shumë i ngrohte, shumë konstruktiv, do të thoja se vura re dëshirën e opozitës për të ecur përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Unë jam i sigurt se dhe në të ardhmen opozita do luajë një rol konstruktiv për të ecur përpara. Unë them që integrimi në Bashkimin Evropian është një objektiv kombëtar, është një objektiv i të gjithëve," u shpreh Sequi. I pyetur për ligjin e Gjykatës se Larte ambasadori Sequi shprehu bindjen se ne fund klasa politike do te arrij konsensus dhe për këtë çështje te rëndësishme. "Edhe unë e kam ndjekur debatin që është bërë në Shqipëri gjatë gjithë këtij viti. Reformat e rëndësishme si ajo zgjedhore dhe Avokati i Popullit ishin në fund të suksesshme. Unë jam një njeri që kam besim në ndërgjegjësimin e politikës që integrimi është një prioritet për Shqipërinë dhe kjo do të mbetet në qendër," tha me tej ai. Ne tetor Komisioni Evropian do te publikojë progres-raportin për Shqipërinë.
European Union Ambassador in Tirana, Ettore Sequi, met Monday morning with opposition leader Edi Rama. After a meeting of about 40 minutes in the seat pink, Sequi said that they discussed a number of issues, such as: obtaining the status of candidate country, the law of the Supreme Court, as well as integration into the European Union. EU diplomat said with optimistic notes after the meeting and convinced that the Albanian political class will find common language adopted important reforms. "The meeting was very warm, very constructive, I would say that I noticed the opposition's desire to move forward on the path towards the EU. I am sure that in the future the opposition will play a constructive role in moving forward. I say that integration into the European Union is a national objective is a goal of everyone, "said Sequi. Asked about the Supreme Court law Sequi ambassador expressed his belief that the end of the political class will reach consensus on this important issue. "I have followed the debate that has been made ??in Albania throughout the year. Important reforms such as the electoral and the Ombudsman were finally successful. I am a man I trust in political awareness that integration is a priority for Albania and it will remain at the center, "he further said. In October the European Commission will publish a progress report on Albania.