Pasi për dite me radhe Partia Socialiste ka denoncuar skandalin e abuzimeve me reklamat e qeverise, deputeti Eduard Shalsi i ka kërkuar kryeministrit Sali Berisha te japë llogari publikisht për shpërdorimin e parave te taksapaguesve shqiptare. Sipas tij, ka ardhur koha qe lideri i mazhorances te sqaroje pse iu ka dhuruar miliona dollarë mediave te kontrolluara prej tij. Duke iu referuar edhe deklaratës publike te Ministrisë se Transporteve, Shalsi theksoi se kjo Ministri nuk mohoi asnjë prej akuzave dhe ministri Sokol Olldashi duhet te dale para drejtësisë pasi i ka dhënë 500 mije dollarë organit zyrtar te PD-se. PS ka bere publike dokumente se si Ministria e Mbrojtjes, ajo e Brendshme, e Integrimit, e Transporteve, apo e Punës i kane dhënë miliona dollarë mediave pranë qeverise, përmes reklamave te fituara serish nga te njëjtët persona. Ne emër te kryeministrit ka reaguar zëdhënësja, e cila nuk ka dhënë asnjë sqarim për shumat e mëdha te shpenzuara gjate këtyre viteve për reklama, por është mjaftuar te deklaroje se qeveria është kufizuar ne mediat kombëtare për te ulur shpenzimet për reklama.
After days Socialist Party denounced the scandal of abuse of government advertising, MP Eduard Shalsi has asked Prime Minister Sali Berisha publicly accountable for the misuse of taxpayer money Albanian. According to him, the time has come to majority leader to clarify why he has donated millions of dollars to media controlled by it. Referring to the public statement of the Ministry of Transport, Shalsi stressed that the Ministry does not deny any of the charges and Olldashi Minister should be brought to justice after having given 500 thousand dollars DP official body. PS has made ??public documents on how the Ministry of Defence, Interior, Transport Integration, Labour or have given millions of dollars to the government media, through advertising obtained from the same people again. On behalf of the prime minister reacted spokeswoman, who did not give any explanation for the large amounts spent during these years for advertising, but it is enough to declare that the government is limited to the national media to cut costs for advertising.