Vendimet gjyqësore nuk zbardhen jo vetëm nga gjykatat e Shkalles se Pare, apo Apelit, por edhe 2 gjykata supreme, ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Larte. Qendra për çështje te informimit publik ka zbuluar se vitin e kaluar Gjykata e larte nuk publikoi 6 vendime, edhe pse kaluan rreth 1 vit nga ajo kohe. Ne te njëjtat kushte rezulton te jete edhe Gjykata Kushtetuese, me vonesa e mosbotime. Por mungesa e transparencës nuk përfshin vetëm gjykatat. Ne faqet zyrtare te një sere institucionesh shtetërore ose ka publikimeve te vona te informacioneve te nevojshme, ose nuk kane fare. Kështu, ne faqen e INSTAT mungojnë disa nga treguesit e rëndësishëm te ekonomisë, si regjistri i ndërmarrjeve ekonomike për vitin 2011, statistikat afatshkurtra për tremujorin e pare te këtij viti, apo prodhimi i brendshëm buto sipas rajoneve, qe duhet te ishte publikuar ne fund te muajit korrik. As Korporata Elektroenergjitike, qe e ka detyrim ligjor nxjerrjen e shifrave për nivelin e hidrocentraleve, nuk publikon asnjë informacion mbi situatën aktuale. Edhe raporti i fundit vjetor qe mund te gjendet ne faqen e KESH i takon vitit 2010. Nga ana tjetër, edhe pse e rregullt ne publikimet e kalendarit, Banka e Shqipërisë nuk ka publikuar ne faqen web statistikat për borxhin e jashtëm për tremujorin e dyte, i cili duhet te ishte bere publik ne 10 shtator. Vonesa dhe mungese transparenca ka edhe faqja zyrtare e Kuvendit te Shqipërisë. Ne te nuk janë publikuar procesverbalet e seancave te fundit parlamentare te këtij sesioni, apo te dhëna te tjera. Faqja e Ministrisë se Punëve Publike ofron ne pjesën me te madhe konferencat për shtyp dhe inspektimet e ministrit Olldashi. Ne te mungojnë bilancet e rrugëve te shtruara apo afatet kohore.