Pseudogara për kryetar partie - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Ndonëse liderët politike kane çimentuar prej vitesh pushtetin ne krye te forcave qe drejtojnë, ata nuk ia kane kursyer publikut pseudogaren per kryetar. E fundit nder farsat e prodhuara nga politika është rivaliteti i aktruar ne Lëvizjen Socialiste për Integrim mes Ilir Metës,qe u largua nga partia socialiste dhe luan Rames, edhe ky deputet dhe zyrtar i larte ne partine e vjetër. Jo vetëm kaq, por Luan Rama përdori dhe sloganin e nismës se ambasadorit amerikan Arvizu,"Act Now", për te deklaruar se aty e gjeti frymëzimin për tu futur ne këtë gare e për te shpallur ambicien për kreun e LSi, ndonëse ai vete dhe te gjithë e dine se rivaliteti ndaj Metes është veçse një fasade. Por rasti LSi është ne fakt një përsëritje e njëllojtë e asaj qe kane bere ne me shume se dy dekada, drejtuesit e forcave te mëdha, qe prej fillimeve te pluralizmit ne vend. Çifti i pare qe krijoi precedentin e një gare kryekëput false, ishte mes ish-presidentit komunist Ramiz Aliza dhe socialistit Namik Dokle, ne vitin 1991 për postin e kreut te shtetit.
Me pas dukuria u përsërit me te njëjtën butafori mes Sali Berishës dhe -- Uran Butkes, madje dy here brenda te njëjtit çift. Në zgjedhjet e vitit 1999, rivali i Kryeministrit Berisha ishte Uran Butka. Në atë kohe, kuvendi i demokratëve i dha Sali Berishës 594 vota, ndërsa Uran Butkës 81 vota. Dyshja Berisha-Butka u përsërit në vitin 2005, përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të korrikut 2005. E njëjta skene u rishfaq ne partine socialiste ne garën për kreun e saj mes Edi Rames dhe Maqo Lakrorit ne fund te vitit 2009, ku i pari e mori drejtimin e partisë me 93% te votave. Pavarësisht nga lloji i votimit me apo pa parimin "një anëtar një vote", gjithmonë fituesit kane qene te ditur qe ne nisje për shkak te lojës se dobët te aktoreve politike. E vetmja gare e vërtete mund te quhet ajo për kreun e PS-se ne vitin 1999, mes Fatos Nanos dhe Pandeli Majkos, ku i pari mundi ta merrte partine me 30 e ca vota me shume ne një gare te vërtete e te ashpër e qe rezultoi me një rezultat shume te ngushte. Te pa shqetësuar ne autoritetin e tyre dhe kontrollin e partive, liderët politike kane arritur te krijojnë perceptimin e te gjithëpushtetshmit brenda partive te tyre duke i kthyer këto te fundit shpesh ne çifligje private te disa emrave qe nuk pranojnë te largohen nga skena. Ndërsa ata qe rendomë janë përdorur ne këto gara, janë mjaftuar me shpërblime te majme ose modeste.

Although political leaders have cemented power for years at the head of the forces that lead, they did not have spared public pseudogaren for president. The last of farce produced by politics is played rivalry in the Socialist Movement for Integration between Ilir Meta, who left the Socialist party and plays Rama, this MP and senior official in the old party. Not only that, but Luan Rama used the slogan of the initiative that the U.S. Ambassador Arvizu, "Act Now", stating that it found the inspiration to join in this race to declare ambition SMI leader, altho...

Free Traffic Exchange